Magazinë
Transmetuar më 04-04-2025, 13:40

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Levan, pranë vendit të quajtur “Qafa e Koshovicës” .

Dy automjete tip” Volswagen” dhe tip “ Opel” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë, mjeti tip “Opel” ka dalë nga rruga duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një pemë e cila është rrëzuar.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar dy të lënduar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit