

Elbasan, 16 prill 2025 – Një 54-vjeçar nga lagjja “5 Maji” ka kallëzuar në polici se djali i tij, 13 vjeç, është larguar nga banesa më datë 13 prill dhe nuk është kthyer më.
Sipas deklarimit të bërë nga shtetasi Jani Xhika, ngjarja është denoncuar ditën e djeshme në Komisariatin e Policisë Elbasan.
Shërbimet policore janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punojnë për gjetjen e të miturit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd