

Tiranë, 16 prill 2025 – Pas tre muajsh hetime mbi kallëzimet e disa qytetarëve për mashtrim me kontrata pune, Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Premtimi”, duke vënë në pranga një 41-vjeçar nga Kosova.
Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari është shtetasi Hamza Bytyqi, 41 vjeç, banues në Kosovë, i cili dyshohet se mashtronte qytetarë të ndryshëm duke iu premtuar kontrata pune në shtete të huaja kundrejt shumave që varionin nga 1000 deri në 1500 euro.
Hetimet e kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, kanë dokumentuar deri tani 3 raste të tilla mashtrimi të ndodhura gjatë muajit prill 2025.
Policia bëri të ditur se hetimet vijojnë për të zbuluar raste të tjera të mundshme mashtrimi si dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me të arrestuarin.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd