Magazinë
Transmetuar më 27-03-2025, 08:42

Në prag të ndeshjes mes Barcelonës dhe Osasunës, trajneri Hansi Flick shprehu pakënaqësinë e tij për kalendarin e ngjeshur, të imponuar ndaj lojtarëve të tij. Gjermani kritikoi programimin e ndeshjeve, duke theksuar vështirësinë e rikuperimit fizik të skuadrës. Në veçanti, ai u ankua për orarin e ndeshjes ndaj Leganés, e cila është caktuar në orën 21:00, një orar që shpesh i bie Barcelonës gjatë ndeshjeve si mysafir.

"Jemi Barcelona, jo Real Madridi. Dhe jam shumë krenar për këtë, – deklaroi Flick, duke shmangur krahasimet me Ancelottin, por duke theksuar shqetësimet e tij. – Lojtarët kthehen nga kombëtaret e tyre dhe duhet të luajmë menjëherë. Nuk është momenti i duhur për këtë ndeshje".

Tema kryesore e kritikave të tij ishte menaxhimi i rikuperimit fizik: "Arrijmë në shtëpi orët e para të mëngjesit pas ndeshjeve të natës dhe lojtarët nuk kanë kohë për t’u çlodhur. Në kampionate të tjera menaxhohet ndryshe. Nuk është çështje e Barcelonës apo Real Madridit, por e mbrojtjes së ekipeve të La Liga-s".

Pavarësisht polemikave, Flick u përpoq ta qetësonte debatin me një mesazh pozitiv: "Nëse fitojmë dhe marrim tri pikët ndaj Osasuna, kjo do të jetë përgjigja jonë". Megjithatë, ai ngriti një çështje më të gjerë, duke sugjeruar që UEFA dhe FIFA të ndërhyjnë, madje duke propozuar edhe heqjen e kohës shtesë në fazën kualifikuese të “Nations League”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit