
22:48 | Vetëm 21 vjeç, futbollisti rrëzohet në fushë në mes të ndeshjes dhe ndërron jetë
- 22:30 | Trump bën kthesën e papritur: Jam shumë i zemëruar me Putin
- 21:56 | 10 milionë euro për transportin e fletëve të votimit për emigrantët në 85 shtete. 40 euro fleta
- 21:38 | Një katastrofë natyrore e paprecedentë ka lënë Myanmarin në gjendje shoku/ 17 milionë njerëz të prekur dhe dëme të pallogaritshme
- 21:20 | U nxor nga rrënojat pas më shumë se 50 orësh, ndërron jetë 35-vjeçarja shtatzënë!
- 20:33 | E rëndë në Verona, 19-vjeçari humb jetën nga goditja elektrike pasi u ngjit në çatinë e një treni
- 19:56 | Digjet lokali në Darëzezë
- 19:54 | ‘Administrata është zero, për një certifikatë…’/ Qytetarja debaton me Ramën në Athinë
- 19:10 | Automjeti përfshihet nga flakët në Qafën e Muzinës
- 19:07 | Mjeti përplaset me trafikndarësen, tre të plagosur në aksin Milot-Thumanë
Horoskopi javor nga Susan Miller, 31 mars deri 6 prill 2025 për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e shtunë 30 Mars 2025
- Festa kthehet në tragjedi, dy të rinj humbin jetën nga të shtënat me armë zjarri, 4 të tjerë plagosen
- Limuzina e Putinit shpërthen para ndërtesës së FSB-së në Moskë
- Media greke: Mafia e ndërtimit në Mykonos dhe lidhja me vrasjen e Alfons Doçit në burg
- Me fëmijën e mitur në makinë dhe tapë në timon, vihet në pranga kryebashkiakja e Nju Xhersit
- E mori në shtëpi dhe e ngacmoi seksualisht 24-vjeçaren, shpallet në kërkim 38-vjeçari në Tiranë
- Një makinë u preu rrugën/ Shpërthimi në banesën e motrave Nikolli, zbulohen detaje nga aksioni i SPAK
- INCIDENTI/ Qytetari 'shpërthen' ndaj kryebashkiakut: Hajdut! Nuk do të kesh vend për t’u fshehur
- 'Administrata është zero, për një certifikatë…'/ Qytetarja debaton me Ramën në Athinë
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot
-
‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!
-
“Dua të të përqafoj, më ka marrë malli…”/Egli i tregon Danjës për Gjestin!
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, revoltohet Xhovana!
-
“Lufto për vete dhe për ne”/ Kush e surprizoi Rozanën me parashutë në BBV 4?
-
“Ndihem grek”, këngëtari shqiptar: Nga Shqipëria mbaj mend të shtënat me armë
-
Tran’sgjinorja tërhiqet nga konkursi i “Miss”-it, shkak Donald Trump?!
-
Momente të ‘nxehta’ mes Loredanës dhe Jozit, çifti shkëmben puthje pasionante në shtrat!
-
“Eurovision 2025″/ Ja se kur do të performojë Shqipëria në gjysmëfinalen e parë
-
Gjesti i përmendi partnerin, Rozana i kthehet ashpër: Je i poshtër, je i pisët
-
‘Na ke hyrë në mes për të na ndarë…’/Gjesti vjen me akuza ndaj Rozanës! ‘Besprere…’
-
E keni menduar ndonjëherë si do të dukeshin personazhet e “Sex and the City” si bebe?
-
Princi Harry i shokuar, vendos të shpallë dorëheqjen
-
Edhe pse tha që do të zhduket, Gjesti i premton tani Eglit që kur të dalin jashtë do zgjidhin gjithçka
-
‘Jam futur vetëm këtu! Më ke përmendur babain e ndjerë’! Laerti dhe Valbona përballen në prime
-
Valbona apo Laerti? Kush do të lërë përfundimisht shtëpinë?
-
“Shpirtin ma ke lodhur…”/ Situatë e tensionuar mes Gjestit dhe Rozanës: Kur erdhi ish-e dashura…
-
Dh’unuan Klea Prengën, prokuroria kërkon burg për njërën dhe shërbim prove për tjetrën
-
Gjesti flet për lidhjen jashtë shtëpisë: Ishte njësoj si ti. Ajo donte të hidhej nga çatia!
-
‘Pa ty këtu unë vdes, shkatërrohem’! Gjesti nuk përmbahet ndaj Eglit: Dua të të puth!
-
‘Më ka marrë malli…’/Gjesti ‘dorëzohet’ para Eglit: I kam rënë pishmanit!

TIRANË- Familja e 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u vra disa muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” nga një bashkëmoshatar i tij me thikë, e ka cilësuar mbylljen e Tik Tok nga qeveria, si një përdorimi të tragjedisë së tyre për qëllime politike. Familjarët e Martinit shprehen se kanë ndjekur me indinjatë mënyrën se si rasti po përdoret nga qeveria për mbylljen e rrjetit social TikTok. Familjarët theksojnë se Martini nuk u vra nga TikTok, por u vra nga një thikë e drejtuar nga një bashkëmoshatar i tij dhe nga një sistem arsimor ku mungojnë masat për sigurinë në shkolla, ku institucionet arsimore dhe ato të rendit nuk marrin masa për të parandaluar dhunën.
Familjarët e të ndjerit shprehen gjithashtu se ajo që po e vret Martinin për së dyti është mungesa e drejtësisë dhe papërgjegjshmëria e institucioneve. Ndër të tjera ata thonë se drejtësia për Martinin ende nuk është vënë në vend dhe familja e tyre nuk do të ndalet së kërkuari që kjo vrasje të mos kalojë në heshtje. Po ashtu familjarët u shprehën se është e pa pranueshme që emri i Martinit të përdoret për të justifikuar vendime politike që nuk kanë të bëjnë me vrasjen e tij.
Deklarata e plotë:
Familja Cani dënon përdorimin e vrasjes së Martin Cani për qëllime politike! Ne, familja e Martin Canit, e kemi ndjekur me dhimbje dhe indinjatë të thellë mënyrën se si tragjedia jonë po përdoret për qëllime politike dhe për të justifikuar vendimin e qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok. Duam ta themi qartë dhe publikisht: Martini nuk kishte një llogari në TikTok dhe Martini nuk u vra nga TikTok! Martini u vra nga një thikë e drejtuar nga një bashkëmoshatar i tij.
Martini u vra nga një sistem arsimor ku mungojnë masat për sigurinë në shkolla, ku institucionet arsimore dhe ato të rendit nuk marrin masa për të parandaluar dhunën. Ai u vra për shkak se prindërit nuk u njoftuan nga shkolla për incidentin e të premtes, duke mos pasur mundësinë e parandalimit te tragjedisë. Martini u vra nga një sistem shëndetësor ku urgjenca e dërgon në spitalin më të largët, për shkak të një protokolli absurd, megjithëse QSUT ishte vetëm 3 minuta larg. Martini u vra sepse në Spitalin e Traumës mungon kardiokirurgu si dhe pajisja e specializuar Extracorporeal Circulation Machine për riparimin e zemrës.
Ndërkohë, ajo që po vret Martinin për së dyti është mungesa e drejtësisë dhe papërgjegjshmëria e institucioneve! Drejtësia për Martinin ende nuk është vënë në vend, dhe familja jonë nuk do të ndalet së kërkuari që kjo vrasje të mos kalojë në heshtje. Ne nuk pranojmë që emri i Martinit të përdoret për të justifikuar vendime politike që nuk kanë të bëjnë me vrasjen e tij. Në vend që të merren masa për rritjen e sigurisë në shkolla, për të forcuar edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve, për të parandaluar raste të tjera tragjike, qeveria po kërkon të zhvendosë vëmendjen dhe të shmangë përgjegjësinë e saj reale.
Ne kërkojmë DREJTËSI PËR MARTININ! Ne kërkojmë që institucionet të ndalojnë përdorimin e vrasjes së Martinit si një justifikim për vendime që nuk adresojnë shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie! Martini ishte një djalë i mirë, një futbollist me ëndrra, një fëmijë që meritonte të jetonte. Të mos e vrasim për herë të dytë me hipokrizi dhe manipulime politike. Familja Cani
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat.
Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.
Nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd