Magazinë
Transmetuar më 08-03-2025, 13:53

“Mos ma prek lirinë”, “Nuk është krim pasioni është femicid”, “Jemi gra të egra”.

Ishin këto mesazhet e forta që përcollën dhjetëra gra që u mblodhën në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë, duke protestuar kundër dhunës ndaj grave në familje dhe shoqëri.

Ata marshuan edhe para godinës së kryeministrisë duke kërkuar drejtësi për gratë e vrara në vend.

Të pranishëm në protestë ishin edhe përfaqësues të komunitetit LGBT, mes tyre edhe aktivistja Xheni Karaj.

Aktivistja Zhaklina Lekatari bëri thirrje për më shumë vëmendje nga institucionet ndaj grave dhe vajzave shqiptare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit