TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar “arrest në burg” pa afat për 5 personat e arrestuar për trafik armësh. Sipas vendimit, lihet në burg Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Muçalliu dhe Tonin Shkami, ndërsa për Exhenio Manushin që mbahet i arrestuar për trafik kokaine, seanca pritet të mbahet të dielën.
Policia e Shqipërisë në bashkëpunim më atë të Kosovës zhvilluan një operacion të përbashkët ku u godit grupi kriminal i trafikut të armëve. Në kuadër të operacionit, gjithsej u lëshuan 14 urdhër arreste.
Deri më tani 24 persona janë ndaluar në total, në territoret e dy shteteve shqiptare. Nga policia e Tiranës janë 10, prej të cilëve 4 më herët, ndërsa nga Policia e Kosovës, 14.
Të arrestuar në Shqipëri ishin:
Euxhenio Manushi 20-vjeç (u kap me mbi 200 mijë euro kokainë) Endri Papa 34-vjeç Aurel Manreka 28 vjeç Gersi Llozha 22 vjeç Kleu Mucalliu 26-vjeç Tonin Shkami 53-vjeç.
Nga ky aksion, u gjetën dhe u sekuestruan armë të ndryshme. 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore dhe 470 fishekë të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u kapën edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd