Transmetuar më 12-12-2024, 12:02

MORINË-Të tjera detaje kanë dalë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp nga Morina mes Policisë shqiptare dhe Policisë së Kosovës, për finalizimin e një operacioni kundër trafikimit të armëve. Autoritetet njfotuan se disa persona kanë kryer shit-blerje të armëve, kryesisht të modelit zaraki. Bëhet me dije se më datën 11 dhjetor janë arrestuar 8 persona, ku 6 janë nga Kosova dhe dy nga Shqipëria. Po ashtu mësohet se janë kryer kontrolle të shumta dhe janë sekuestruar 32 armë pistoleta.

“Disa persona kanë kryer shit-blerje të armëve, kryesisht të modelit zaraki. Është kapur rasti bazuar në nenin 364 bazuar në shitjen e paautorizuar të armëve. Në vijim të hetimeve të bazuara nga policia, në muajin tetor është arrestuar një person me inciale A.K të cilit iu sekuestruan 4 pistoleta. Rastet e proceduara më lart na bindit që hetimet duhet të vazhdojnë. Për këtë u nënshkrua marrëveshja mes autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në bazë të kësaj marrëveshje, u zhvillua një hetim i përbashkët, ku përfshiheshin dhe masa të fshehta. Për këtë më datën 10 dhjetor. U organizua operacioni i perbashket ku u arrestuan 8 persona, 6 të Kosovës dhe 2 të Shqipërisë për shitje të armëve. U kryen kontrolle dhe bastistje, u sekuestruan 32 armë pistoleta, pjesë të ndryshme të armëve”, njoftoi policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit