Transmetuar më 26-09-2024, 14:43

TIRANË- Vendimi për të dënuar deputetin Ervin Salianjin nga Gjykata e Apelit është pritur me tensione. Pas vendimit kolegët e tij deputetë hodhën akuza drejt gjykatës për vendimin e marrë. Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi akuzoi gjyqtarin e çështjes se bëri pazar.

‘Se do shkojë Gent Çala në Gjykatë të Lartë, kupton? Dhe mendon se do e mbështesë Fatmir Xhafa. Kjo është vendimmarrja e Gjykatës së Apelit. Merr dy dëshmitarë të rremë si gjyqet politike, dëno deputetët e opozitës në këmbim të shkuarjes në Gjykatë të Lartë. Ta harrojë që do të shkojë në gjykatë të lartë, ai dhe në tjerët’, tha Bardhi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit