
15:33 | Susan Miller: Shenjat me më shumë dhe me më pak fat këtë javë 14–20 Prill 2025
- 15:29 | Horoskopi javor nga Susan Miller, 14 deri 20 Prill 2025. Të gjitha shenjat
- 15:15 | Me 10 kg drogë në çantën e shpinës, arrestohet shqiptari në Itali
- 15:10 | Aksident i rëndë në Kosovë! Makina përplaset me trenin, humb jetën një person! 3 të lënduar
- 14:13 | “Më vjen keq për…”/ Çfarë deklaroi Loredana pas daljes nga BBV 4?
- 14:01 | Incident i rëndë detar në Egje. Amija turke qëllon me armë drejt anijes patrulluese greke
- 13:17 | Vrasja makabre e Ilaria Sulës/ Zgjerohet rrethi i hetimeve: Gjurmë gjaku në çdo dhomë, e pastruan disa persona
- 12:39 | Shiten armë zjarri në Tiranë
- 12:18 | Zhurmë, zhurmë, shumë zhurmë në Tiranë. Policia hidhet në aksion (VIDEO)
- 12:14 | Kultivuan lëndë narkotike më 2021, arrestohet një person në Kuçovë, shpallen në kërkim 2 të tjerë
U arrestua pasi qëlloi Gjestin! Jozi e pëson rëndë? Ja sa burg mund të bëjë sipas ligjit shqiptar
- Policia lë të lirë Jozin pasi rrëzoi me shpullë Gjestin
- Horoskopi i Branko për të dielën, 13 prill 2025, shenjë për shenjë
- Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 13 prill 2025
- Branko: Këto janë 3 shenjat më me fat, por edhe 3 që duhet të bëjnë sytë katër këtë 12 prill
- Vrasja e Suelës me porosi të të shoqit që kishte shef, Gjykata Kushtetuese jep vendim për kërkesat e të akuzuarit
- Skandal në Big Brother Vip 4 Albania: Jozi godet dhe hedh në tokë Gjestin
- Tronditje në Greqi: Shqiptarja 19-vjeçare pranon se falsifikoi mesazhet që çuan në vrasjen e dajës së saj – i ati vrau kunatin duke besuar se kishte abuzuar me vajzën që në moshën 9-vjeçare
- Paolo Fox: Ja 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të tregojnë kujdes për sot 12 prill
- VIDEO/ Me pranga në duar, momenti i shoqërimit te Jozit nga policia pasi goditi Gjestin
-
“Më vjen keq për…”/ Çfarë deklaroi Loredana pas daljes nga BBV 4?
-
Katër finalistët që do të konkurrojnë për Çmimin e Madh më 19 prill
-
U arrestua pasi qëlloi Gjestin! Jozi e pëson rëndë? Ja sa burg mund të bëjë sipas ligjit shqiptar
-
Pasi Jozi e hodhi përtokë me shpullë Gjesti nis të bëhet hero, Loredana: Ai e fiton Bigun!
-
VIDEO/ Me pranga në duar, momenti i shoqërimit te Jozit nga policia pasi goditi Gjestin
-
Skandal në Big Brother Vip 4 Albania: Jozi godet dhe hedh në tokë Gjestin
-
La Greqinë për Shqipërinë, rrëfimi i këngëtarit grek Sany Dimitri: Miqësia me Rozana Radin dhe jeta në Tiranë
-
Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4: Nuk kam ndërmend…
-
Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4
-
Mick Jagger vendos të fejohet me partneren e tij 44 vite më të vogël
-
“Nuk t’i ha më njeri këto…”/Egli diskuton me Gjestin për raportin e tyre: Ka mbaruar filmi yt!
-
“Ke rënë kokë e këmbë brenda në dashuri”, Çun Lajçi i dërgon mesazh Gjestit
-
Pas takimit me Eglin në “Big Brother”, vjen reagimi i Olsit
-
Ilnisa për Laertin: Mendoj se është sapioseksual, në finale shikoj…
-
Çfarë shkroi për Jozin? Valbona ka dy fjalë edhe për një nga banoret: Viktimizimi i saj është shumë i shëmtuar!
-
A e vendosi veten? Ja dy finalistët e tjerë sipas Gerta Gixharit
-
Blero ‘kërcënon publikun: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
-
Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!
-
Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë

Opozita ka nisur betejën ligjore për të hequr mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj, pasi ky i fundit sipas tyre ka përfituar para nga buxheti i shtetit në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Të enjten grupi Parlamentar i Partisë Demokratike publikoi urdhrin e Kryetares së Kuvendit për thirrjen e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren më 4 shtator, për diskutimin e mocionit të 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të Sinajt, i njohur si pronari i rrjektikt të marketeve Big Market.
Në rrafshin historik ky mund të jetë një nga aksionet më të pavlera, por edhe më të mbrapshta, që një opozitë ka ndërmarrë ndonjëherë në Shqipëri. Kjo për disa arsye.
Së pari, vetë Partia Demokratike pretendon se shuma totale e përfituar nga kompanitë e deputetit socialist nga thesari i shtetit është më pak se 3.6 milionë lekë.
Në fakt, as kjo shumë nuk është e saktë se një pjesë e madhe e saj janë rimbursim TVSH. Një pjesë tjetër e atyre që mbeten janë kryesisht blerje gjykatash apo institucionesh të tjera të pavaruara nga qeveria dhe pushteti legjislativi maxhorancës.
Por edhe sikur të ishte e vërtetë dhe ndryshe, mjafton vetëm shifra për ta bërë të gjithë aksionin opozitar qesharak.
Sinaj zotëron një rrjet të gjerë kompanish, xhiroja totale e të cilave shkon dhjetra milionë euro në vit. është e qartë se shuma e pretendenduar që opozita e akuzon se ka marrë nga thesari nuk përbën as 0.000 dhe shumë zero të tjera pas presjes të xhiros së tij vjetore. Dhe shifra e fitimeve të mundshme duhet të jetë akoma dhe me më shumë zero pas presjes.
Së dyti, edhe ato shifra qesharake janë kryesisht blerje të vogla që mund të jenë bërë në kasë nga nëpunës publikë dhe nuk është detyrë e kasierëve të njohin nepunësit e institucioneve të shtetit.
Së treti, një rrjet marketesh si Big Market mund të lëshojë me qindra mijëra fatura në ditë. Opozita po kërkon heqjen e mandatit të deputetit socialist, për ato pak muaj që kanë mbetur deri në zgjedhje për vetëm 20 fatura në 7 vjet. Vetë Edi Rama deklaroi publikisht se Vullnet Sinaj nuk do të kandidojë më si deputet.
Konflikti i interesit në sektorin publik ndodh në ato që quhen sektorë krony të ekonomisë. Këto janë ndërtimi, shfrytëzimi i pasurive publike, koncesionet, karburantet etj.
Kompanitë e Sinajt ushtrojnë aktivitetin e tyre kryesisht në retail, një sektor me konkurrencë të lartë dhe që nuk bazohet mbi favoret publike. Për të mos thënë që rrjeti i tij i marketeve ka dhe një meritë të madhe duke qenë ndër të parët zinxhirë të retailit që formalizuan këtë sektor.
Të gjitha këto janë arsyet, të cilat e bëjnë aksionin opozitar të investuar në betejën për mandatin e Sinajt totalisht të pavlerë.
Por ka dhe një dyshim që ai mund të jetë i mbrpashtë. Fokusimi tek Sinaj si simboli i konfliktit të interesit të pushtetetit heq vëmendjen nga skandalet e vërteta korruptive dhe konfliktet flagrantet të interesit në sektorët krony, të cilat maxhoranca i ka me shumicë.
Ky portal nuk ka asnjë konflikt interesi me zotin Sinaj. Nuk ka patur asnjëherë marrëdhënie financiare me kompanitë e tij apo të njerëzve pranë tij. Por në mesin e deputetëve të maxhorancës, Vullnet Sinaj është ndër të paktët, i cili nuk ka njolla abuzimesh mbi shpinë apo të përdorimit të pushtetit për të shtuar pasurinë e tij. Kompanitë e Sinajt nuk marrin tenderë, nuk vjedhin toka në bregdet për të ndërtuar resorte, nuk kanë marrë koncesione dhe nuk shfrytëzojnë asete apo privilegje publike.
Dhe kjo është mbrapshtësia e aksionit opozitar kundër tij. Goditja e Sinajt e barazon atë me klubin e 5D-ve, inceneratorëve, Abazëve, Ndreve dhe gjithë taborrit të maxhorancës që kanë futur duart drejtëpërtdrejtë në buxhetin e shtetit sipas motos të gjithë janë njësoj. Problemi është se vendit i duhen më shumë deputetë si Sinaj në Parlament dhe më pak se këta të tjerët. Por kjo i normalizon të gjithë, në vend që të promovojë të mirën dhe të godasë të keqen.
I gjithë ky zell mund të ishte i kuptueshëm nëse Vullnet Sinaj do të vazhdonte të ishte sërish në arenën politike, pasi kështu do të hiqej nga loja një konkurrent politik. Por në kushtet kur ai tashmë ka shpallu tërheqjen beteja e opozitës duket e pakuptueshme.
Ajo është në fakt një shpërdorim i kotë energjish dhe shfokusim vëmendje nga skandalet e vërteta korruptive të kësaj qeverie. inceneratorët, 5D-ja, Porti i Durrësit, tokat e bregdetit, tenderët e manipuluar, koncesionet, etj., etj.
Dhe qytetarëve shqiptarë u mbetet të shpresojnë se burimi i zellit opozitar kundër 200 eurove që ka fituar Vullnet Sinaj nga thesari i shtetit në gjithë këto vite është me të vërtetë mefshtësia politike, jo kjo e shfokusimit të vëmendjes nga skandalet e vërteta. Pasi nëse është kjo, ky vend nuk i ka punët hiç mirë.
* Qëndrimet e autorit nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht vijën editoriale të NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
