

ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Rovigo, lokalitey i Venetos në Itali, pasi u kap me lëndë narkotike me vete.
I riu u ndalua nga policia teksa po ngiste një motoçikletë duke ardhur nga Treviso, raporton noa.al që citon median lokale.
Në momentin e ndalimit, shqiptari është shfaqur i shqetësuar. Kjo sjellje e tij i ka bërë oficerët të dyshojnë dhe të kryejnë një kontroll të përgjithshëm.
Në çantën e tij të shpinës u gjetën 20 pako, të mbështjella me celofan, me hashash me peshë totale 10 kilogramë. Për këtë arsye 28-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





