Transmetuar më 25-07-2024, 18:34

Laura Sliazaite thotë se ndjehet ‘shkëlqyeshëm’ që kur hoqi dorë nga dieta e saj ekstreme vegane, për të marrë sërish proteina nga produktet e kafshëve.

Laura Sliazaite thotë se ndjehet ‘shkëlqyeshëm’ që kur hoqi dorë nga dieta e saj ekstreme vegane, për të marrë sërish proteina nga produktet e kafshëve.

Ish-vegjetariania tregon sesi shëndeti i saj është përmirësuar që kur ka nisur një dietë të kontestuar karnivore, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Plani karnivor i ushqimit zakonisht përjashton perimet, frutat dhe karbohidratet nga dieta, duke sugjeruar produkte deti, mish, vezë e ujë.

Por prej eliminimit të shumicës së ushqimeve bimore mund të kemi reduktim të funksionit të veshkave, thotë doktori Howard E. LeWine.

Gjithsesi ai shton se përfitimet janë të mëdha në lidhje me rënien në peshë, përmirësimin e rregullimit të sheqerit në gjak, edhe pse mjekësia tradicionale nuk e rekomandon.

E tillë është dhe Laura Sliazaite – në ish-vegjetariane e ashpër, vegane që më parë kishte dhimbje kyçesh dhe irritim më mishrat e dhëmbëve.

39-vjeçarja pranonte se më parë gjatë 13 viteve si vegane në ushqim, kishte probleme me lëkurën prandaj dëshironte të dinte nëse dieta e saj ishte arsyeja e problemeve.

Prandaj ajo nisi të rimerrte disa ushqime në dietën e saj si vezë e produkte bulmeti, para se të arrinte te mishi e peshku.

Sliazaite më pas sfidoi veten të kalonte tërësisht në dietën karnivore për një muaj.

Duke folur për eksperimentin e saj, specialistja e IT, tha për rrjetin ‘What’s The Jam’: “Pas 30 ditëve të para të dietës karnivore nisa të ndjehem shumë mirë, plot me energji dhe tretja ime ishte shumë më mirë”.

“Vendosa ta bëj për 100 ditë dhe kur e përfundova vendosa se ky do të ishte stili im i jeteses”.

Sliazaite shton se kolegët e saj talleshin me planin karnivor, sipas të cilit ajo ha shumë gjalpë e shumë mish”.

Ajo shtonte: “Merrja shumë komente negative në Instagram, më thonin se do të vdes së shpejti nga arteriet apo ataku kardiak, por në fakt unë ndjehesha gjithnjë e më mirë”.

“Dieta karnivore më ka ndryshuar diçka dhe në tru. Problemet me gjumin u zhdukën ashtu si dhe acarimi i lëkurës, dhe kisha më shumë energji”.

Londinezja thotë se forma e saj trupore u përmirësua madje nuk shpenzon më shumë se me dietën vegane ,ku duhet të blinte shumë fruta të thata .

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit