Transmetuar më 23-07-2024, 11:51

Është dyfishuar numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor në Urgjencën e Lezhës.

Mbi 100 persona paraqiten thuasje çdo ditë në urgjencë.

Përgjegjësi i urgjencës në spitalin rajonal të Lezhës, Almir Keli ka thënë shqetësimet me të cilën janë paraqitur pacientët janë të shkaktuar më shumë nga temperaturat e larta, sëmundjen e pakontrolluara, sëmundjen kardiake, aksidentet, traumat gjendjet lepotimie si edhe reaksionet alergjike.

Ai gjithashtu thekson se ambulancat verore u kanë ardhur në ndihmë dhe se situata po përballohet mirë, duke punuar me kapacitet të plotë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit