Magazinë
Transmetuar më 18-07-2024, 09:58

Aktivistja Ina Kasimati nuk jeton më.

Jeta e saj u pre në mes për shkak të sëmundjes së kancerit, por ajo ishte një ndër personat që paralajmëroi hapur gjendjen katastrofike ku ndodhej spitali Onkoligjik.

Duke folur për këtë çështje në komisionin e Shëndetësisë shefja e Spitalit Onkologjik tha Silvana Çeliku se nuk e njihte të ndjerën.

Ndërsa përsa i përket letrës së bujshme, ajo u justifikua duke thënë se mund ta ketë shkruar nën presionin e sëmundjes.

Pjesë nga debati

Vokshi: Mësuesja Ina Kasimati, iu dha vetëm një medikament, iku jashtë… a ka një mungesë? Pse e ndjera nuk i mori medikamentet? U ka dërguar letër Ina vetë.

Çeliku: Unë nuk e njoh zonjë, por më ka vjen shumë keq që ka ndërruar jetë se nuk e dija, ky është problem i madh nga thashethemnaja… Ina mund ta ketë shkruajtur nën presionin e sëmundjes, njerëzit duan të bëjnë më të mirën. Sa e besoni ju mjekësinë shqiptare?

Vokshi: S‘kam zgjedhur ndonjë pavion.

Çeliku: E ndjera ka zgjedhur të iki se nuk kishte besim në strukturat shtetërore, zonja ka marrë shërbimin maksimal në kohë reale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit