Transmetuar më 10-01-2023, 23:05

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, i rrëfeu Kiara Titos pak ditë më parë se vuante nga një sëmundje e rrallë. Madje ai i kishte thënë se kishte hyrë në “Big Brother VIP 2” për të fituar dhe të kurohej.

Por gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme, Luizi i mohoi të gjitha këto dhe u shpreh se është një shok i tij i sëmurë.

Ejlli u shpreh se gjatë qëndrimit në shtëpi ka pasur simptoma të njëjta si miku i tij, e prandaj ka pasur frikë. Për këtë arsye “Vëllai i Madh” e ka dërguar atë në spital, ku ka mbërritur pak minuta më parë.

Luizi do t’i nënshtrohet të gjitha analizave të nevojshme, për të kuptuar vuan apo jo nga ndonjë sëmundje.