Magazinë
Transmetuar më 04-04-2025, 10:01

Zërat për një ndarje të mundshme mes Thomas Müller dhe Bayern Munich, pas përfundimit të Botërorit të Klubeve, janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit. Për këtë çështje ka folur edhe Max Eberl, drejtori sportiv i klubit bavarez.

"Do të flasim për këtë temë në mënyrë të thelluar kur të vijë momenti i duhur, – tha ai në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Augsburgut. – Kur të marrim një vendim brenda klubit, do ta bëjmë publik dhe do ta argumentojmë.

Gjatë karrierës sime kam parë lojtarë që kanë qenë protagonistë të një epoke të madhe në klube të ndryshme, por në një moment të caktuar, ndoshta duhet ta kuptosh që ka ardhur fundi".

I lindur më 13 shtator 1989 në Oberbayern, Müller ka e kaluar të gjithë karrierën e tij te Bayern Munich, me një total prej 741 ndeshjesh dhe 247 golash në të gjitha kompeticionet. Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, ai ka fituar:

✅ 12 Bundesliga

✅ 6 Kupa Gjermanie (“DFB Pokal”)

✅ 8 Superkupa të Gjermanisë

✅ 2 Champions League

✅ 2 Superkupa Euriopiane

✅ 2 Kupa të Botës për Klube

✅ 1 Kupë Bote me Gjermaninë më 2014

Nëse lamtumira e tij me Bayernin do të ndodhë, ajo do të shënonte fundin e një epoke të artë për një nga simbolet më të mëdhenj të klubit bavarez.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit