

32 gola në 46 ndeshje (deri tani). Shifra të shkëlqyera për Kylian Mbappé në sezonin e tij të parë te Real Madridi. Një pjesë e madhe e meritës për këtë i shkon edhe trajnerit Carlo Ancelotti.
“Ai është pak nga të gjitha; di kur të jetë baba, mik, udhëheqës, – ka deklaruar sulmuesi francez për “La Sexta”, duke shtuar: – Ka bërë histori këtu dhe dëshiron të vazhdojë”.
Mbappé në qendër, Vinicius në të djathtë, një dyshe sulmuese “vdekjeprurëse” me fanellën e bardhë: “Nuk mund ta imagjinoj Real Madridin pa Vini. Luajmë mirë së bashku dhe do ta ndihmojmë skuadrën”.
Futbollisti i lindur në vitin 1998 kalon më pas te tema e kontratës së tij: “Nuk kam problem të flas për para. Doja vetëm të luaja këtu, me këtë fanellë, të shënoja gola dhe t’i bëja njerëzit të thërrisnin emrin tim. Më e rëndësishmja është të jem i lumtur”.
Pas Kupës së Botës së fituar në moshën 20-vjeçare me fanellën numër 10, Mbappé nuk ka dyshime për zgjedhjen mes Champions League dhe “Topit të Artë”: “Të fitosh një Ligë Kampionesh me klubin më të madh në botë do të thotë të fitosh trofeun më të rëndësishëm dhe të shkruash histori këtu. ‘Topi i Artë’ është një çmim individual, prandaj unë zgjedh Champions-in. Dua të fitoj trofe me Real Madridin, të krijoj një epokë me fanellën e bardhë”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd