Magazinë
Transmetuar më 04-04-2025, 09:54

Presidenti Joan Laporta dhe trajneri i ekipit katalanas, Hansi Flick, u takuan dje pasdite gjatë një ekspozite fotografike të “Fondacionit Barcelona”, i cili feston 30-vjetorin e tij.

Me këtë rast, kreu i klubit blaugrana foli me fjalë të ëmbla për trajnerin gjerman: "E duam mënyrën se si e respekton këtë klub. Po bën një punë të shkëlqyer, këtë e dinë të gjithë. Jemi më shumë se të kënaqur me ty, Hansi".

Më pas, vëmendja e Laportës u përqendrua natyrisht te La Liga dhe polemikat e fundit mbi shitjen e “VIP Box”-it në stadiumin e ri “Spotify Camp Nou”: "Te Barcelona duhet të luftojmë kundër gjithçkaje dhe të gjithëve. Trajneri ynë tashmë po vuan.

Kur dalin lajme të tilla, ai më pyet: A do të ndodhë përsëri? Dhe unë i them se nuk e di, por se do të vazhdojmë të luftojmë. Iniciativa si ‘Fondacioni Barcelona’ na pastrojnë shpirtin, na rinovojnë dhe na japin forcën për të vazhduar luftën e për të mbetur ata që jemi: këmbëngulës dhe krenarë, culés dhe katalanas".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit