
13:17 | LIVE “Shqipëria në BE, vetëm me PS” – Socialistët hapin zyrtarisht fushatën e 11 majit me synimin për një mandat të katërt 📸 🎥
- 13:10 | Branko: Këto janë 3 shenjat më me fat, por edhe 3 që duhet të bëjnë sytë katër këtë 12 prill
- 12:48 | Paolo Fox: Ja 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të tregojnë kujdes për sot 12 prill
- 12:22 | Hapet pikëkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
- 12:19 | Shefi i UNRWA: Gaza është kthyer si një zonë post apokaliptike!
- 12:08 | Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të jenë të kujdesshme – E shtunë, 12 prill 2025
- 12:07 | Apeli i Ambasadës së SHBA për vizat: Shmangni agjencitë e vizave, ju marrin 700 dollarë, ndërsa aplikimi kushton 185 dollarë!
- 11:48 | Mashtroi me klientët duke u zhvatur para, prangoset menaxheri në Elbasan
- 11:35 | Qëlloi me ar’më në drejtim të banesës së dy vëllezërve në Domje, vihet në pranga 30-vjeçari në Tiranë
- 11:27 | Ronaldo dhe sekreti i festave të tij në Madrid: Atje ku luan, ose bën një festë në shtëpi, ose nënshkruan vdekjen tënde
Rama shpall pasardhësen e tij: Kryeministre do të jetë një grua socialiste!
- Skandal! Drejtori kapet duke kryer marrëdhënie me infermieren gjatë orarit të punës!
- Atilla fejohet me Rovena Stefën? Dalin pamjet madhështore nga fejesa – Drenushës s’do t’i vi mirë hiç
- Njëri kishte marrëdhënie me gruan e bosit të drogës/ Rihapet dosja e vr'sjes së dy shqiptarëve në Gjermani
- Tragjedi në Zvicër: Shqiptari dyshohet se vrau gruan, i vuri flakën shtëpisë dhe u vetëvra – Katër fëmijë mbeten jetimë
- Gjesti i shëmtuar i kreut të Federatës Ruse të Mundjes ndaj mundësit shqiptar shkakton reagime edhe në Rusi! Flasin ish-trajneri dhe deputetët
- Itali/ Dy shqiptarët therin në pistën e vallëzimit moldavian, përshëndeti të dashurën e njërit prej tyre! I plagosuri humb veshkën, autorët kapen të fshehur te partneret
- “Ke rënë kokë e këmbë brenda në dashuri”, Çun Lajçi i dërgon mesazh Gjestit
- Alket Rizai kërkon lirinë nga burgu në Greqi, ja çfarë vendosi gjykata
- Tjetër tragjedi ajrore në Florida/ Pas helikopterit në New York, rrëzohet avioni 'Cessna 310' – Pamje tronditëse nga vendngjarja
-
Mick Jagger vendos të fejohet me partneren e tij 44 vite më të vogël
-
“Nuk t’i ha më njeri këto…”/Egli diskuton me Gjestin për raportin e tyre: Ka mbaruar filmi yt!
-
“Ke rënë kokë e këmbë brenda në dashuri”, Çun Lajçi i dërgon mesazh Gjestit
-
Pas takimit me Eglin në “Big Brother”, vjen reagimi i Olsit
-
Ilnisa për Laertin: Mendoj se është sapioseksual, në finale shikoj…
-
Çfarë shkroi për Jozin? Valbona ka dy fjalë edhe për një nga banoret: Viktimizimi i saj është shumë i shëmtuar!
-
A e vendosi veten? Ja dy finalistët e tjerë sipas Gerta Gixharit
-
Blero ‘kërcënon publikun: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
-
Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!
-
Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani

"Sot jemi këtu të bashkuar si një familje futbollistike, jo sepse jemi të barabartë, por sepse ndajmë një dashuri të përbashkët për lojën". Kështu e hapi Aleksander Çeferin, president i UEFA-s, fjalimin e tij në Kongresin e 49-të të institucionit që drejton. Më tej vazhdoi: "Në futboll, si në jetën e përditshme, unitet nuk do të thotë të fshish dallimet, por t’i bësh ato të funksionojnë së bashku në harmoni, si një simfoni, drejt diçkaje më të madhe, të bashkuar dhe të frymëzuar.
Për këtë arsye, shikoj një turne si Kampionatin Europian U-21, i organizuar së bashku nga Shqipëria dhe Serbia, si një shembull i shkëlqyer, që na kujton se në futbollin europian nuk ekzistojnë kufij të vërtetë. Dhe ky mësim uniteti është ajo që na ka sjellë këtu sot. Sepse futbolli nuk është vetëm për të kaluarën e tij të lavdishme, por edhe të ardhmen që po e ndërtojmë. Dhe po e ndërtojmë së bashku".
Në fjalimin e tij, Ceferin e përmendi situatën e ndjeshme gjeopolitike: "Ngado që shohim sot, miqtë e mi, na thuhet se kurrë nuk kemi qenë kaq të ndarë. Çdo ditë dëgjojmë atë që duket si një këngë e përsëritur pa pushim: ne kundër atyre. Dhe kur e dëgjojmë këtë përsëritje pa fund, është e lehtë të besojmë në të. Megjithatë, më lejoni t’ju them diçka, miqtë e mi: kjo ndarje është vetëm iluzion, taktikë e qëllimshme përdorur nga ata që kërkojnë të na ndajnë dhe pushtojnë.
Këta aktorë e bëjnë këtë me qëllim, për të na vënë ne kundër njëri-tjetrit, si individë, si qytetarë, si rajone, si kombe, si kontinente të tëra. Dhe na kundërshtojnë gjithashtu si organizata të suksesshme e me ndikim, shpesh për përfitime financiare apo politike, ose thjesht për cinizëm dhe keqbërje. Por në fund, e gjitha kjo ndarje iu shërben vetëm qëllimeve të tyre egoiste. Trashëgimia e ndarjes dhe sundimit që ata përdorin është një mbetje imperiale, që vazhdon të ushqejë polarizimin, konfliktet dhe kleptokracinë.
Ne në UEFA nuk ndajmë dhe pushtojmë. Përkundrazi, ne bashkojmë dhe frymëzojmë. Ne pajtojmë dhe respektojmë. Nuk kërcënojmë dhe nuk friksojmë, ndërtojmë dhe inkurajojmë. Kjo është ajo që bëjmë në futbollin europian. Kjo është misioni ynë, të cilit i jemi përkushtuar me devocion tërësisht. Dhe nuk do të përkulet para askujt që kërkon të na dekurajojë. Përkundrazi, ne do t’i tregojmë botës se rivalitetet tona ekzistojnë vetëm në fushën e lojës.
Tani, ata që thonin se tifozët duan të shohin vetëm pesë apo dhjetë klubet më të mira, nënvizonin se zgjerimi i fazës së grupeve të Champions-it do ta dobësonte garën. A e pamë këtë? Jo, pamë të kundërtën".
Ceferin u ndal edhe te formati i ri i Ligës së Kampionëve: "Po gjeneron më shumë interes, më shumë entuziazëm dhe një larmi më të madhe klubesh. Skuadrat tani përballen me një numër më të gjerë kundërshtarësh, me sfida të mëdha që ndodhin qysh në fazat e para të edicionit. Megjithatë, si gjithmonë në futboll dhe në jetë, ngrihen zëra dyshimi. Kritikët thonë që sistemi ynë aktual nuk funksionon, por unë pyes: këto njerëz besojnë në fakte apo në trillime? Thonë që futbolli është në krizë, por ata besojnë në përralla.
Disa thonë që duhen organizuar vetëm ndeshje mes të mëdhenjve, më të mirët kundër më të mirëve, por çfarë pamë në kompeticionet tona vitin e kaluar? Pamë Atalantën të triumfonte, Olympiacos të festonte, performanca emocionuese nga Gjeorgjia dhe vendi im, Sllovenia, në Europian. Pamë gjithashtu San Marinon të fitonte dy ndeshje vitin e kaluar, edhe një tjetër tashmë këtë sezon. Kjo është fuqia e shpirtit kolektiv, miqtë e mi.
Dhe çfarë të themi për shikueshmërinë? A është në krizë? Aspak. Futbolli europian ka arritur një dukshmëri të paprecedentë në kompeticionet për meshkuj dhe femra gjatë sezonit 2023-2024. Vetëm “Euro 2024” arriti një audiencë të përgjithshme prej 5 miliardë. Kjo, miqtë e mi, është fuqia tërheqëse e futbollit. Ndërkohë, në tribunat e stadiumeve pamë pothuajse 230 milionë tifozë që i ndoqën ndeshjet në të gjithë Europën, në çdo nivel të lojës, një numër që presim të rritet akoma më shumë këtë sezon.
Shikoni çfarë kemi arritur me formatin e ri të kompeticioneve për klube. Tifozët ishin në ankth deri në fërshëllimën e fundit të fazës së grupeve. Megjithatë, na u tha se kjo nuk do të funksiononte. Në vend që ta mbyllnim kompeticionin, e hapëm, dhe rezultati ishte ndoshta sezoni më emocionues i të gjitha kohërave.
Ky është vizioni ynë për futbollin europian. Sepse unë, së pari, nuk dua të jetoj në një botë të mërzitshme dhe monotone, një botë pa ngjyra autentike, gjeste dhe befasi. Këto elemente janë esenca e jetës dhe magjisë së futbollit. Vizioni ynë kërkon që të gjithë të punojmë së bashku, për të krijuar një kompozitë speciale dhe harmonike.
Shpesh thuhet se UEFA fokusohet vetëm tek fitimi. Po, ne kujdesemi për rritjen financiare, por nuk jemi lakmitarë, të ashpër, të fuqishëm apo kërcënues. Ne jemi të mirë në mbledhjen e fondeve, dhe mbledhim shumë, por nuk jemi një makinë fitimi e ftohtë dhe e pandjeshme. Jemi një mrekulli në mbledhjen e fondeve dhe shpërndarjen e tyre, me ndërgjegje. Sepse nuk i mbajmë këto fonde.
Në fakt, 97% e të ardhurave që gjenerojmë rishpërndahen në mënyrë të barabartë, me besnikëri, rinvestohen në futbollin europian për përfitimin e shumë aktorëve, jo vetëm të pakëve. Ne punojmë për futbollin dhe tifozët, jo për fitime afatshkurtra dhe të njëhershme. Mbështesim futbollin në të gjitha nivelet, sepse qëndrueshmëria financiare është thelbësore për lojën.
Kompeticionet dhe turnet tona të elitës gjenerojnë fonde thelbësore dhe rrisin ndërgjegjësimin për futbollin bazë. Duke pasur parasysh këtë, klubet duhet t’i japin përparësi rritjes afatgjatë karshi ambicieve të pakontrolluara, duke krijuar një sistem ku suksesi fitohet, nuk blihet.
Mbështetja e UEFA-s ndihmon klubet të ndërtojnë aksesueshmërinë, të sigurojnë futboll të madh dhe të ruajnë të ardhmen e lojës për brezat e ardhshëm. Të bashkuar, miqtë e mi, jemi të aftë të japim dhe të kthejmë. Përmes bashkëpunimit tonë me palët e interesuara, nuk kemi sjellë vetëm ndryshime në formatet e kompeticioneve, por edhe në shpërndarjen e të ardhurave dhe pagesat e solidaritetit”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd