Magazinë
Transmetuar më 16-02-2025, 22:06

Ish-banori i “Big Brother Vip”, G Bani ishte i ftuar sot në një emision televiziv, ku përball me një situatë të papritur.

Së bashku me të ishte dhe Eda, një nga banorët e “shtëpisë së 7-xhuxhave” e cila nuk arrit iqë të bëhej pjesë e shtëpisë së VIP-ave. Ajo e shtangu G Banin, pasi shprehu hapur një pëlqim ndaj tij.

G Bani: Nuk më kanë ngacmuar vajzat as kur kam dalë, as para se të hyja. Asnjëherë nuk më kanë ngacmuar, kam qenë unë ai personi që kam flirtuar, kam qenë gjithmonë i pari që kam provuar, por nuk zgjedhim ne djemtë vajzat, janë vajzat ato që na zgjedhin ne. Eda: Nëse një vajzë këtu në studio ka pëlqim për ty dhe sot ka guximin të ta thotë në sy, çfarë reagimi do kishe bërë?

G Bani: Do ta përqafoja fort dhe do i thosha faleminderit.

Eda: A mund të më përqafosh atëherë?

Në këtë moment G Bani sigurisht i dhuroi asaj një përqafim të ngrohtë.

Eda: Dua të them se të kam ndjekur shumë dhe më ka pëlqyer transparenca që ka përdorur për pjesën e vajzave. Për G Banin realisht kam një pëlqim dhe kjo nuk është absolutisht e gabuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit