

STRASBURG- Një 37-vjeçar shqiptar nga Kosova është gjetur i pajetë në Strasburgut. Viktima është identifikuar si Sabit Hadzijaj. 37-vjeçari u gjet i vdekur në cepin e një pallati në një rrugicë të qytetit.
Mësohet se 37-vjeçari jetonte në mes të rrugëve për shkak të vështirësive ekonomike. Ai u gjet i pajetë mëngjesin e 1 shkurtit. Ende nuk dihet shkaku ndërsa priten rezultatet e autopsisë. Hadzijaj, kishte bërë kërkesë për strehë urgjente më 24 janar por rasti i tij u la në pritje, e për fat të keq ai vdiq një javë më pas. 37-vjeçari jetonte në Strasburg që prej moshës së fëmijërisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd