Magazinë
Transmetuar më 27-01-2025, 19:17

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit e ironizoi në rrjetet sociale duke shpërndarë një lajm të rremë ku thuhej se Basha kishte ndërruar jetë.

"Mos e prish gjumin për kaq gjë", i shkruante Rama, teksa Basha përgënjeshtronte lajmin e vdekjes së tij. Por nuk ka vonuar edhe përgjigja e Bashës, i cili thotë se Ramës i duken sikur flenë gjumë ata të cilët nuk vjedhin.

Postimi i plotë i Bashës:

E di, për ty, kush nuk vjedh, fle gjumë. Nuk kam nga ato halle, që ty ta kanë vrarë gjumin, me shokë e shoqe, që t’i zunë me mollë e dardhë, "pas shpine", me çyrbet e kapura duke blerë vota krimi për ty, apo “mikun” tënd McGonigal, që sot është në burg, i paguar, për të sajuar poshtërsi ndaj meje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit