

Depërtimi i masave ajrore të ftohta polare do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave.
Për sa i përket motit, bregdeti dhe zonat e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta ndërsa zonat malore do të dominohen nga vranësira më të dendura ku në dy skajet verilindje- juglindje priten reshje të izoluara dëbore.
Parashikohet që mbrëmja dhe në vijim të sjellë dominim të motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat minimale, por rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -8°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 10°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd