Magazinë
Transmetuar më 18-12-2024, 12:38

Vinícius Júnior e ka realizuar “hakmarrjen” e tij. Pas zhgënjimit në garën e “Topit të Artë”, në tetor të këtij viti, braziliani ka fituar çmimin “FIFA The Best”. Pra, është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2024.

Një kurorëzim plotësisht i merituar për sulmuesin 24-vjeçar, i cili ka fituar dopietë trofesh (La Liga dhe Champions League) me Real Madridin në këtë vit kalendarik. Një triumf që, sipas bashkëkombësit të tij, Ronaldo, është gjithashtu fitore për luftën kundër racizmit në futboll:

"Duke folur për rikthimin e respektit për futbollin brazilian, shikoni këtu… Vinicius Jr, respekt maksimal! Kanë kaluar 16 vite që nga hera e fundit kur trofeu për lojtarin më të mirë të botës përfundoi në Brazil.

Tani, me të drejtë, është në duart e Vinicius dhe kjo ka një kuptim më të thellë sesa roli i tij vendimtar në ndeshje apo shifrat e jashtëzakonshme gjatë sezonit 2023-2024. Vetëm talenti i tij do të mjaftonte për ta fituar këtë çmim, por forca e tij shkon përtej fushës.

Po flasim për një nga lojtarët më të vlefshëm, i cili përjeton racizëm me një frekuencë të pakonceptueshme. Sa Vinicius anonimë përfaqëson ai? Sa viktima të shpërndara kudo? Si simbol i rezistencës dhe qëndrueshmërisë, Vini është sot edhe në krye të luftës antiraciste në futbollin botëror, ku mosndëshkimi është po aq i dëmshëm sa akti në vetvete.

Kush hesht nuk është më pak racist. Sidomos heshtja e organizatave dhe autoriteteve që kanë fuqinë ligjore për t’i trajtuar dhe ndëshkuar këto praktika nuk bën gjë tjetër veçse forcon kulturën e mohimit dhe mungesës së respektit ndaj njerëzve me ngjyrë. Ata u përpoqën të të fshijnë, miku im".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit