Transmetuar më 02-01-2025, 18:16

Aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, Xheni Karaj ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas deklaratës së mbrëmjes së shkuar në shtëpinë e Big Brother Vip Albania ku banori Bernard Hulme pranoi se ishte homoseksual. Karaj shkruan se Hulme tregoi guxim të jashtëzakonshëm duke qenë vetvetja në një platformë kaq publike. Ajo shton se ky hap i rëndësishëm është një frymëzim për shumë njerëz që ndihen të vetmuar apo të frikësuar të jenë të sinqertë me veten.

POSTIMI:

Bernard, sot tregove një forcë dhe guxim të jashtëzakonshëm duke qenë vetvetja në një platformë kaq publike. Ky hap i rëndësishëm është një frymëzim për shumë njerëz që ndihen të vetmuar apo të frikësuar të jenë të sinqertë me veten. Ti na ke kujtuar se dashuria për veten dhe e vërteta janë aktet më të mëdha të lirisë. Faleminderit që ndave të vërtetën tënde.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit