Transmetuar më 02-01-2025, 12:58

TIRANË- Banori i Big Brother VIP 4, Bernardi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në emision duke thënë hapur se është homoseksual. Në emision po diskutoheshin batutat e Jozit dhe Xumit drejtuar atij, në të cilat thuhej se “do të fleni sipër njëri-tjetrit”, Bernardi ka folur për herë të parë publikisht në format për preferencat e tij seksuale.

“Nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual” tha i përlotur Bernardi.

Ndërkohë që pas kësaj deklaratë të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale. Aktori Julian Deda ka ironizuar deklaratën e Bernardit, ndërkohë që ka theksuar se askush nuk ia heq krenarinë e të qënit heteroseksual.

"Meqë jemi në kuadër të deklaratave më lejoni që të deklaroi se jam një bashkëshort i shkëlqyer, një baba shembullor dhe një djalë fantastik për nënën time. Gjysh nuk jam bërë akoma por asnjeri nuk ma heq të drejtën dhe krenarinë e të qënit një mashkull straight," tha Deda.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit