Magazinë
Transmetuar më 06-12-2024, 09:43

Barcelona është favorite e qartë për të nënshkruar me Jonathan Tah si lojtar i lirë. Kampioni i Gjermanisë në fuqi nuk do të nënshkruajë marrëveshje të re me Bayer Leverkusen, ndaj do të largohet që aty verën e vitit 2025.

Drejtori i Barçës, Deco, e takoi Tah dhe agjentin e tij në Gjermani, të enjten. Bisedimet e zhvilluara i kanë lënë të dyja palët të kënaqura dhe me një akord verbal. Pra, Barça aktualisht është përpara Bayern Munich në garën për Tah, ndërsa ka ende detaje për t’u rakorduar.

Qendërmbrojtësi gjerman, i përfaqësuar nga Pini Zahavi, i njëjti agjent i trajnerit të Barçës, Hansi Flick, e dëshiron me ngulm këtë transferim në La Liga, te gjigantët katalanas. Me 33 paraqitje për kombëtaren gjermane dhe një gol në 21 ndeshje, këtë vit, mbrojtësi pritet të kalojë në "Camp Nou" si lojtar i lirë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit