Transmetuar më 03-12-2024, 14:10

TIRANË- Janë liruar nga masa e sigurisë gjashtë pedagogët e Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", të cilët u arrestuan më 1 nëntor nën akuzën e korrupsionit me notën. Pedagogët pritet po ashtu të kthehen në detyrë, pasi Gjykata e Posaçme vendosi të heqë masën "pezullim nga detyra" . Pedagogët janë Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Florinda Tarusha, Monika Hodaj dhe Edlira Gugu.

Nga ana tjetër nën masën "arrest në burg" vijon të jetë Gazmend Hodaj, i cili luante rolin e sekserit dhe bashkëshortja e tij po ashgtu vazhdon të jetë e pezulluar nga detyra.

GJKKO nga ana tjetër ka paraqitur moskompetencën duke e kthyer çështjen sërish në gjykatën e Elbasanit. Kjo e fundit ia kishte kaluar çështjen SPAK pasi shuma e parave në këtë aferë kalonte 500 euro. Bëhet me dije se do të jetë Gjykata e Lartë, e cila do të vlerësoje gjykatën që do të ketë kompetencë të këtij procesi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit