
23:02 | Edi Rama me të rinjtë në Durrës: 11 maji përcakton fatin evropian të Shqipërisë
- 22:49 | Ofertë stratosferike nga Arabia Saudite për Vinicius
- 22:47 | V’rau ish të dashurën shqiptare, filipinasi i shkruan familjes së Ilaria Sulës: Po ju shkruaj nga qelia
- 22:40 | Franca do të ndalojë telefonat në shkollat e mesme
- 22:38 | Vuçiç fajëson Kurtin për protestat e studentëve
- 22:36 | Në paraburgim dhe qeli janë identifikuar 3 raste me SIDA
- 22:20 | 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të tregojnë kujdes – sipas Susan Miller (11 prill 2025)
- 22:16 | Horoskopi ditor nga Susan Miller – E premte 11 prill 2025
- 22:08 | Branko: 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të bëjnë sytë katër – e premte 11 prill 2025
- 21:55 | Horoskopi i Brankos për të premten, 11 prill 2025
Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e enjte 10 prill 2025
- 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – sipas Susan Miller, e enjte 10 prill 2025
- Paolo Fox: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes, e enjte 10 prill 2025
- Horoskopi i Brankos për sot, enjte 10 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller, e enjte 10 prill 2025
- Rrëfimi tronditës i mikut të vrasësit të Ilarias: 'Kaluam natën me dy turiste polake. Ai filloi të qeshte. Nuk e linte makinën vetëm, trupi mund të ishte brenda!'
- Horoskopi i Paolo Fox për të premten, 11 prill 2025
- Shqiptari qëllon 5 herë me thikë bashkëshorten në prani të djalit 7-vjeçar në Gjermani: 'Nuk e dini se çfarë më bëri ajo!'
- Gjendet i ngrirë 27-vjeçari në Malin e Pashtrikut
- Branko: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – E enjte, 10 prill 2025
-
Çfarë shkroi për Jozin? Valbona ka dy fjalë edhe për një nga banoret: Viktimizimi i saj është shumë i shëmtuar!
-
A e vendosi veten? Ja dy finalistët e tjerë sipas Gerta Gixharit
-
Blero ‘kërcënon publikun: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
-
Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!
-
Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur

Një shtetas izraelit dhe 38 shqiptarë janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës pasi akuzohen për veprën penale “Mashtrim kompjuterik” kryer në bashkëpunim.
Ky hetim ka zgjatur rreth 3 vite në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare teksa është bërë me dije se këta persona përfitonin vlera të larta monetare përmes një rrjeti Call Center të ndërtuar në formën e platformave fiktive investimesh si “CFD-Tradingplattform” dhe “FX-Leader”.
Drejtues i këtij rrjeti është shtetasi izraelit, Rafael Genish, ndërsa dëmi i përllogaritur kalon vlerën e 2 milionë euro. Kjo platformë kishte si aktivitet mashtrimin e personave duke përdorur faqen e internetit “fx-leader.com” dhe duke i nxitur për të investuar pasuritë e tyre në mënyra fitimprurëse me qëllim që ndërmjetësi që i kishte kontaktuar do t’i siguronte viktimës një fitim më të lartë.
Këto para të fituara nga kjo skemë mashtrimi pastroheshin nëpërmjet transferave fiktive të kryera nëpër bankat e vendeve me risk të lartë për pastrim parash, si Malta, India dhe Lituania.
Por ky person nuk është i panjohur për autoritetet shqiptare. Rafael Genish i është caktuar masa arrest me burg në vitin 2021 pasi akuzohej për mashtrim dhe vjedhje me investime të rreme në bursë përmes FOREX. Ai i mohoi në atë kohë këto akuza pro një letërporosi e ardhur nga Gjermania zbuloi se një Call Center i vendosur në rrugën e “Myslym Shyrit”, kryente aktivitet të paligjshëm.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Tiranës:
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq, procedimin penal penal nr. 6055 viti 2021 për kryerjen e veprës penale “Mashtrim kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, e parashikuar nga neni 143/b-2 të Kodit Penal dhe ‘‘Pastrimi i Produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale“ të parashikuar nga neni 287 i K.penal.
Hetimi tre vjeçar i kryer me metoda speciale, u realizua në bashkëpunim me shërbimet partnere te vendeve europiane dhe dëmi i shkaktuar kap vlerën mbi 2 milionë euro.
Hetimi u iniciua në bashkëpunim me autoritetet gjermane të Braunscëeig për mashtrim kompjuterik për arsye përfitimit me anë të platformave fictive “CFD-Tradingplattform” dhe “FX-Leader” etj. Gjatë hetimit u vërtetuan se transferta në vlera të larta monetare u kryen drejt një qëndre thirrjesh (call center) me emërtimin “Capital SHPK 1001” me adresë Rruga Him Kolli, pas Golden City Hotel, Tiranë, ku vetëm në një rast u transferuan gjithsej 254.990.00 euro në llogari të ndryshme të platformës “fx-leader.com”.
Të gjitha transfertat e kësaj skeme, u nxitën nga autorët e kësaj vepre penale të konsideronin investimin e pasurive të tyre në një mënyrë fitimprurëse, ndër të tjera përmes reklamave në internet dhe në rrjetet sociale.
Sapo viktima regjistrohej në platformën e mashtrimit me emër, mbiemër, email dhe numrin e telefonit, autorët i kontaktonin menjëherë në telefon dhe krijohej një lidhje besimi me “klientin” e pretenduar. Fillimisht viktimat tundohen të investojnë në sasi të vogla me premtimin se ndërmjetësi (broker) i pretenduar i faqes së investimeve, do të realizonte një fitim të madh me investimin e aksioneve dhe kripto valutave.
Faqja e internetit “fx-leader.com” merrej në mënyrë fiktive me biznes në fushën e trasanksioneve financiare me të ashtuquajtura opsione binare. Për këtë qëllim krijoheshin posaçërisht qëndra thirrje (call center), me anë të të cilave “klientet” kontaktoheshin nga një konsulent financiar personal, për t’i joshur që të bëjnë investime të larta.
Të gjitha fitimet dhe humbjet stimuloheshin virtualisht. Një algoritëm përkatës bënte që fitimet e fillimit t’i shtynin pjesmarrësit për të investuar shuma të mëdha parash. Në momentin që personi i prekur kërkonte që të merrte fitimet e tij apo depozitat, kjo gjë nuk mundësohej. Sipas qëllimit fillestar, sistemi ishte i ndërtuar në formë të tillë që t’i mbante varur personat e prekur deri sa tu merrej mjaftueshëm para në mënyrë të paligjshme, dhe më pas faqet mbylleshin.
Nga hetimet u arrit të dokumentohej e gjithë veprimtaria e paligjshme kriminale duke evidentuar edhe mënyrën e operimit të kësaj qendre ku janë konstatuar llogari përdoruesi në serverat https://www.paypal.com dhe https://www.coinbase.com servera të cilët shërbejnë për të krijuar dhe menaxhuar një profil/llogari online me qëllim kryerjen e transfertave të ndryshme ne valuta të ndryshme drejt profileve/llogarive të tjera online, në aplikacionin ‘’TradingView’’ që shërben për analizimin e ideve tregtare në tregjet globale, ne aplikacionin Binance dhe Coinbase i cili është portofol kriptomonedhash, në serverat https://www.binance.com dhe https://www.coinbase.com, në aplikacionin ‘Crypto.com’ i cili shërben si një portofol ku mund të tregtohen kriptovaluta të ndryshme.
Gjithashtu u ssekuestruan skedarë me dokumenta në formatin excel të cilat përmbajnë lista emërore , kontakte (email, nr telefoni) të shtetasve të huaj dhe që përdoren për ti telefonuar dhe joshur per investime fiktive.
Skema e mashtrimit drejtohej nga shtetasi izraelit R.G., dhe një grup punonjësish.
Gjithashtu u përpiluan 12 Letër Pororsi në vende të ndryshme të Europës dhe prej tyre me interes për hetimin është ajo e ardhur nga Republika Çeke ku nga deklarimet e marra shtetasve çekë të cilët dyshohet se janë kontaktuar nga subjekti RG Capital, veçojmë ate të shtetasit çek J L i cili ka deklaruar se ai në periudhën Janar-Shkurt 2021 është kontaktuar në telefon nga ndërmjetës financiar të cilët e kanë udhëzuar të bëjë investime në bitcoin dhe pas investimeve të bëra nga ana e tij në një shumë prej 285.000 CZK. Pas kësaj ndërmjetësi financiar i ka ndërprerë komunikimet me të dhe shtetasi çek J L nuk i ka marrë paratë e investuara në BTC.
Pastrimi i ketyre vlerave monetare eshte kryer nepermjet transfertave fiktive me fatura fiktive ne banka të shteteve si Lituania, India, Singapori, Hungari, Estoni, Malte etj, vende q? jane me risk per aktivitetin e pastrimit te parave nepermjet sistemit bankar të tyre.
Për këtë arsye u vunë para përgjegjësisë penale shtetasi izraelit R. G., me shtetësi dhe kombësi izraelite, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, e parashikuar nga neni 143/b-2 të Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarise kriminale“ neni 287 i K.penal si dhe 38 shtetas shqiptarë për “Mashtrim kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, e parashikuar nga neni 143/b-2.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd