Magazinë
Transmetuar më 10-09-2024, 20:33

Ndihmësi i Sylvinhos, Pablo Zabaleta, shpjegoi zgjedhjet e trajnerit për ndeshjen me Gjeorgjinë.

“Vendosëm të bëjmë 1 ndryshim, Hoxha për Laçin sepse Gjeorgjia është skuadër që luan me 5 në mbrojtje. Janë solid në prapavijë dhe Hoxha na jep mundësi të rrezikojmë në lojën 1 kundër 1 në krah. I jep hapsira edhe Bajramit për t’u futur brenda. Kjo është arsyeja pse bëmë vetëm këtë ndryshim.

“Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd”/ Alketa Vejsiu reagon pas dorëheqjes së Alfred Pezës, i kujton dramën që i shkaktoi në familje: Ju ke hequr njerëzve bukën! Kvaratskhelia? Ai është më i miri për Gjeorgjinë, i shpejtë me top, fantastik dhe lojtar direkt. Kur ka topin ai del direkt përpara me shpejtësi. Duhet të jemi të kujdesshëm në kundërsulmet e tyre. Kur ai të ketë topin duhet të jemi afër tij, Asllani e Asani duhet të ndihmojnë në ato zona.

Sot është ndeshje tjetër nga ajo me Ukrainën. Do të jetë e vështirë të luajm me topa të gjatë pasi ata luajnë me 3 mbrojtësa dhe nuk dalin para. Duhet të luajmë nga krahët, Asan, Hoxha të kombinojnë me Asllanin e Bajramin. Manaj duhet të mbrojë topin për t’i dhënë mundësi ekipit të dali lart”, tha Zabaleta.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit