Magazinë
Transmetuar më 09-09-2024, 11:26

Federico Dimarco shënoi golin e tretë me kombëtaren kundër Francës, duke konfirmuar titullarin e padiskutueshëm edhe me fanellën blu, pasi kishte blinduar krahun e majtë të Interit. "Ai di të luajë futboll dhe mund ta vendosësh kudo. Ka potencial të madh, të cilin e tregon me Interi sa herë që del në fushë", – janë fjalët e trajnerit Spalletti për paraqitjen e anësorit të tij.

Një lloj “promovimi” në fushë vijon që nga Simone Inzaghi, i cili kishte rënë në dashuri me të qysh në ditët e para si trajner i zikaltërve: "Dikush tha se nuk ishte dinjitoz për Interin, pas tri seancave stërvitore, Inzaghi na pohoi me bindje të plotë: Ky nuk do të lëvizë nga këtu”. Janë këto fjalët e Piero Ausilio për Dimarco, të cilat ndoshta do të jehojnë në veshët e disa teknikëve zikaltër të së shkuarës.

Dhe të mendosh se Dimarco mund ta kishte lënë krahun e majtë të Interit të pambrojtur këtë sezon, duke qenë se Bayern Munich e aspironte seriozisht në merkaton e kësaj vere. Këtë e ka zbuluar Fabrizio Romano, një sfond që do të kishte ndryshuar realisht planet e skuadrës së Inzaghit në rast shitjeje, edhe pse një gjë duhet sqaruar menjëherë: megjithëse interesi i bavarezëve ishte serioz, nuk pati kurrë një negocim të vërtetë për Dimarco, sepse drejtuesit gjermanë e kuptuan se ishte i patransferueshëm për Interin, edhe vetë lojtari nuk dëshironte të largohej nga Milano.

Dimarco, i cili u rrit në skuadrat e të rinjve të Interit dhe hyri në formacionin startues zikaltër në mënyrë të përhershme me ardhjen e Inzaghit, pas eksperiencave të tij me Parma dhe Verona, së fundi rinovoi kontratën deri në vitin 2027, me pagë 4 milionë euro në sezon. Në moshën 26-vjeçare, ai është në kulmin e pjekurisë. Pasi ka “blinduar” rolin e titullarit me Interin, tani është i padiskutueshëm edhe në ekipin kombëtar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit