
23:16 | Susan Miller: E hëna 14 prill, ja 3 shenjat më me fat, por dhe 3 që kanë siklete
- 23:10 | Horoskopi ditor nga Susan Miller, e Hënë 14 Prill 2025: Ka një mesazh për ty!
- 23:06 | Seria A/ Lazio dhe Roma barazojnë 1-1, tifozët përplasen me policinë para derbit! Rezultatet dhe tabela e renditjes
- 22:54 | Reali fiton me 10 lojtarë përballë Alaves!
- 22:51 | Macron deklaroi se Franca mund të njohë së shpejti Palestinën/ Netanyahu: Po bën një gabim serioz!
- 22:49 | Branko për të hënën 14 prill: Ja 3 shenjat më me fat por edhe 3 të tjera që kanë telashe
- 22:42 | Horoskopi ditor nga Branko, e Hënë 14 Prill 2025
- 22:41 | Martini sot do të festonte 15-vjetorin e lindjes, prindërit i shkojnë te varri me lule dhe tullumbace
- 22:32 | Paolo Fox: Top 3 shenjat më me rat dhe ato më të pafavorizuara për javën 14 deri më 20 Prill 2025
- 22:28 | Olsi Bylyku reagon pasi Jozi goditi Gjestin: Kjo ishte “shpullë mediatike”
U arrestua pasi qëlloi Gjestin! Jozi e pëson rëndë? Ja sa burg mund të bëjë sipas ligjit shqiptar
- Policia lë të lirë Jozin pasi rrëzoi me shpullë Gjestin
- Horoskopi i Branko për të dielën, 13 prill 2025, shenjë për shenjë
- Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 13 prill 2025
- Horoskopi javor nga Susan Miller, 14 deri 20 Prill 2025. Të gjitha shenjat
- Vrasja e Suelës me porosi të të shoqit që kishte shef, Gjykata Kushtetuese jep vendim për kërkesat e të akuzuarit
- Skandal në Big Brother Vip 4 Albania: Jozi godet dhe hedh në tokë Gjestin
- Laert Vasili: “Kam rënë në dashuri, nuk isha i përgatitur për një ndjenjë”
- Horoskopi javor nga Branko: Yjet nga 14 deri më 20 Prill 2025 për të 12 shenjat
- Tronditje në Greqi: Shqiptarja 19-vjeçare pranon se falsifikoi mesazhet që çuan në vrasjen e dajës së saj – i ati vrau kunatin duke besuar se kishte abuzuar me vajzën që në moshën 9-vjeçare
-
Olsi Bylyku reagon pasi Jozi goditi Gjestin: Kjo ishte “shpullë mediatike”
-
Gjesti zbulon të ardhmen me Eglin
-
Kë do nxirrje jashtë që në momentin e parë dhe me kë do pije kafe? Ja si përgjigjet Laert Vasili
-
Laert Vasili: “Kam rënë në dashuri, nuk isha i përgatitur për një ndjenjë”
-
Deklarata publike e familjes së Gjestit pasi djali i tyre u godit nga Jozi: Dhimbja që ndjejmë është e madhe
-
“Më vjen keq për…”/ Çfarë deklaroi Loredana pas daljes nga BBV 4?
-
Katër finalistët që do të konkurrojnë për Çmimin e Madh më 19 prill
-
U arrestua pasi qëlloi Gjestin! Jozi e pëson rëndë? Ja sa burg mund të bëjë sipas ligjit shqiptar
-
Pasi Jozi e hodhi përtokë me shpullë Gjesti nis të bëhet hero, Loredana: Ai e fiton Bigun!
-
VIDEO/ Me pranga në duar, momenti i shoqërimit te Jozit nga policia pasi goditi Gjestin
-
Skandal në Big Brother Vip 4 Albania: Jozi godet dhe hedh në tokë Gjestin
-
La Greqinë për Shqipërinë, rrëfimi i këngëtarit grek Sany Dimitri: Miqësia me Rozana Radin dhe jeta në Tiranë
-
Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4: Nuk kam ndërmend…
-
Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4
-
Mick Jagger vendos të fejohet me partneren e tij 44 vite më të vogël
-
“Nuk t’i ha më njeri këto…”/Egli diskuton me Gjestin për raportin e tyre: Ka mbaruar filmi yt!
-
“Ke rënë kokë e këmbë brenda në dashuri”, Çun Lajçi i dërgon mesazh Gjestit
-
Pas takimit me Eglin në “Big Brother”, vjen reagimi i Olsit
-
Ilnisa për Laertin: Mendoj se është sapioseksual, në finale shikoj…
-
Çfarë shkroi për Jozin? Valbona ka dy fjalë edhe për një nga banoret: Viktimizimi i saj është shumë i shëmtuar!
-
A e vendosi veten? Ja dy finalistët e tjerë sipas Gerta Gixharit
-
Blero ‘kërcënon publikun: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
-
Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!
-
Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë

Prej dy vitesh qeveria shqiptare është vetëofruar të mirëpresë në Porto Romano ndërtimin e një baze detare nga NATO – përmes një bashkëfinancimi.
“Ky i këtushmi do të jetë, jo vetëm një port që do të impaktojë prodhimin e përgjithshëm kombëtar, por do të jetë një port që do të impaktojë sigurinë tone(…)do të ketë edhe krahun e vet ushtarak, duke i ofruar NATO-s një bazë të re ushtarake”, deklaroi kryeministri Edi Rama, muajin e kaluar, teksa u hap gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano.
“Në bashkëveprim me NATO-n kemi nisur prej kohësh të punojmë për financimin e zonës portuale ushtarake të Porto Romanos, çka jo vetëm do të forconte ndjeshëm dimensionin e sigurisë së Shqipërisë, por edhe rolin e vendit tonë në hapësirën e aktivitetit të NATO-s”, vijoi në të njëjtën linjë me kryeministrin edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Qeveria shqiptare e bën fakt të kryer bazën autonome detare të Porto Romanos nga NATO, edhe pse Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk ka marrë ende një vendim.
Një zyrtar i Aleancës Atlantike rikonfirmoi për Faktoje se “nuk ka ende asnjë vendim për bazën në Porto Romano”.
“NATO-s zakonisht merr kohë për të shqyrtuar kërkesat operacionale për një pikë të tillë”, shtoi ai.
Projekt me prioritet
Teksa NATO po shqyrton mundësinë e bashkëfinancimit të bazës detare në Porto Romano, qeveria shqiptare e ka përfshirë projektin në listen unike të projekteve me rëndësi kombëtare. I klasifikuar si projekt me prioritet, baza autonome detare planifikohet të ketë një kosto prej 366 milionë eurosh.
Këmbënguljen e qeverisë shqiptare për të afruar NATO-n me një tjetër bazë në Shqipëri, studiuesi Ledion Kristafi e sheh si strategji të zgjuar nga pala shqiptare.
“Duke qene se Shqipëria nuk ka kapacitetet financiare të plotësojë nevojat e saj ushtarake, duke i propozuar NATO-s të bëjë baza në Shqipëri, NATO investon dhe nga ky investim përfiton dhe Shqipëria”, shprehet ai.
Sipas Kristafit, baza detare në Porto Romano do të shërbejë si mbështetëse logjistike e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, por nuk ka rëndësi në sfond të zhvillimeve që po ndodhin në Ukrainë dhe Rusi.
“NATO po ndërton një bazë gjigande në Rumani që ka vlerë të drejtpërdrejtë me luftën ne Ukrainë dhe pasojat e saj. Baza e Porto Romanos me shumë mundësi do jetë një bazë e ngjashme me atë të Kuçovës por tashmë jo për ajrin, por për marinën”, thekson kristafi, duke shtuar se rëndësia e kësaj baze do të shtohej vetëm në rast të një konflikti në Ballkan.
Ndërsa kolonel Dritan Demiraj, ngritjen e një baze detare të NATO-s në Shqipëri e sheh si një përpjekje për të rritur rolin e vendit në Aleancë.
“Mendoj se ngritja e bazës ajrore bashkë me kërkesën e vazhdueshme të kryeministrit Rama për ngritjen edhe të një baze detare në mbështetje dhe me fondet e NATO-s në Durrës, rrisin rolin e Shqipërisë në aleancë dhe për rrjedhojë edhe mbështetjen e saj politike ndërkombëtare”, pohon ish-komandanti i Forcave Speciale.
Prapavijë
Idenë për ngritjen e një baze detare të NATO-s në Shqipëri kryeministri shqiptar Edi Rama e hodhi për herë të parë publikisht korrikun e vitit 2022.
“E vlerësoj shumë disponibilitetin tuaj për të na kushtuar pak kohë në bisedën tonë për t’ju prezantuar ambicien tonë, […] duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit që do të jetë një vend që jo vetëm mund të ndërtojmë, por mund ta ndërtojmë duke patur parasysh sfidat e kohës sonë […]”, deklaroi Rama në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg- gjatë një vizite zyrtare në Bruksel.
Një vit më vonë, nga Shkupi, Rama i kërkoi Aleancës së Atlantikut të Veriut të përshpejtojë procedurat lidhur me kërkesën e Shqipërisë për të bashkëfinancuar bazën e re detare.
“Dëshiroj të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt […].”, tha Rama pas një takimi mes liderëve të vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore në Shkup.
Përfundim
Nisur nga verifikimi i kryer, deklaratën e kryeministrit lidhur me bazën detare të NATO-s në Porto Romano, e kategorizojmë si gjysmë të vërtetë./Faktoje.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
