Magazinë
Transmetuar më 22-08-2024, 08:06

Manuel Neuer ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja gjermane. Përfundon një cikël, të cilin që luan aktualisht për Bayern Munich e kishte hapur në moshën 23-vjeçare, me debutimin e tij në miqësoren kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, të fituar 7-2.

Ai luajti 124 ndeshje për Gjermaninë, të cilave duhet t’iu shtojmë edhe 11 ndeshje me U-19, 4 ndeshje me U-20 dhe 20 ndeshje me U-21. Kupa e Botës e fituar më 2014 në Brazil ishte e paharrueshme për të. Më poshtë, ja çfarë thotë portieri veteran, në videon e publikuar në Instagram me rastin e lamtumirës nga kombëtarja:

"Të mërkurën ia komunikova zgjedhjen time Julian Nagelsmann në një bisedë besimi dhe mirënjohjeje. Pas diskutimeve të gjata dhe intensive me familjen dhe miqtë e mi, kam vendosur t’i jap fund karrierës në ekipin kombëtar.

Të gjithë ata që më njohin e dinë se ky vendim nuk ishte i lehtë për mua. Ndihem shumë mirë fizikisht, do të isha shumë i interesuar për Kupën e Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë, por kam vendosur të përqendrohem plotësisht te Bayern Munich në vazhdim”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit