
23:39 | ‘Jam shkatërruar, por rikthehem!’ – Egli Tako rrëfen dhimbjen dhe bëhet gati të hyjë sërish në BBV
- 23:30 | Egli Tako kërkon të rikthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP”: Dua të ve në vend dinjitetin tim
- 23:20 | Shtatë banorë në televotim, ja kush u eliminua
- 23:07 | Vuçiç mohon përdorimin e ‘topit zanor’: U lënduan 56 persona!
- 22:57 | Shihni turmën që u nda në sekondë përgjysëm mes panikut! Arma e frikshme që përdori Vuçiç kundër protestuesve në Beograd (VIDEO)
- 22:45 | Pjesë e 10 zonave ku do të kultivohet, kanabisi do rikthehet në Lazarat! Ja arsyeja?
- 22:35 | Surprizë në Big Brother VIP! Neda Balluku dhe Arbër Hajdari futen në shtëpi, si ishte reagimi i banorëve
- 22:25 | Trump mbylli “Zërin e Amerikës”, Elez Biberaj: Një dëm që asnjë kundërshtar nuk do të mund ta shkaktonte
- 22:20 | Makina përplaset me shtyllën, plagosen burrë e grua në Durrës
- 22:17 | Zjarr i madh në Tragjas, disa zjarrfikëse në vendngjarje
Tre shenjat më me fat të ditës së shtunë 15 mars sipas Paolo Fox
- Tre shenjat më me fat të 15 marsit sipas Susan Miller
- Horoskopi i Paolo Fox për të Shtunën, 15 Mars 2025
- Gazetarja godet me mikrofon në fytyrë presidentin Trump!
- Kallëzoi në SPAK ministrin e Brendshëm, arrestohet nga SPAK-u ish-zyrtari i IKMT-së!
- Horoskopi ditor i Brankos, e shtunë, 15 mars 2025
- Një person humb jetën në autostradën e re
- Kapen në Dibër pas 25 vitesh arratisje, dy shqiptarët e kërkuar për vrasje në Itali!
- "E frikshme dhe rraskapitëse" - pasagjerët përshkruajnë arratisjen nga avioni që befasoi mori flakë
- Erdhi ora për t’i dhënë fund ndryshimit të orës?
-
‘Jam shkatërruar, por rikthehem!’ – Egli Tako rrëfen dhimbjen dhe bëhet gati të hyjë sërish në BBV
-
Egli Tako kërkon të rikthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP”: Dua të ve në vend dinjitetin tim
-
Shtatë banorë në televotim, ja kush u eliminua
-
Surprizë në Big Brother VIP! Neda Balluku dhe Arbër Hajdari futen në shtëpi, si ishte reagimi i banorëve
-
Ndodh për herë të parë! Bookmakers-at rendisin Shqipërinë në Top 10 pretendentët për të fituar Eurovision-in
-
‘Do e kuptoni shumë shpejt’! Çfarë po paralajmëron Xheneta disa orë pasi Egli të hyjë në “Big Brother”
-
Zbulohet shkaku pse u gjet i ngordhur qeni i aktorit Gene Hackman
-
Rozana sheh njeriun e saj të zemrës në shtëpi, shpërthen në lot
-
Ragon Egli Tako: S’është hera e parë që më ndodh, nuk jam në spital psikiatrik
-
‘Më ke puthur dhe gishtat e këmbës’! Xheneta i kujtoi momentet e bukura bashkë, si reagoi Gjesti?
-
Gjesti shtanget kur sheh Xhenetën brenda shtëpisë. Ajo nuk kursen ironitë
-
‘Ua ke marrë burrin 10 vetave jashtë…’ Vserlo vjen me akuza të forta ndaj Olës!
-
Egla Ceno rikthehet në “Big Brother VIP”, puth në buzë Laert Vasilin
-
Puthja mes Laertit dhe Gjestit, e më pas me Aldon! “Shpërthejnë” në akuza banorët
-
Gjesti përlotet teksa qëndron vetëm në oborr
-
Nuk do ta besoni se çfarë profesioni tjetër bën Danja përpos modelingut dhe biznesit të saj?
-
“Më the të vinte era qen…”/ Agravon debati Gerta-Laert: Ti banalizon muhabetin, je i ndyrë
-
“Me vajzat nuk tallemi”/ Tjetër puthje në buzë mes djemve të BBV 4
-
“Do e vazhdosh lidhjen me Olën apo Loredanën?”/Jozi jep përgjigjen e PAPRITUR!
-
Xheneta komenton sjellen e Gjestit: Të isha në vendin e Eglit do i kisha shkulur flokët
-
Policia hedh dritë mbi vdekjen e aktorit Gene Hackman dhe Betsy Arakawa: Çfarë tregojnë pamjet e fundit të kamerave të sigurisë
-
Laerti del nga shtëpia dhe shkon në studio, përlotet bashkë me publikun!
-
Ecejaket e Big Brother Vip, Amber ikën sërish
-
‘Jam shumë sëmurë, s’e përballoj dot’! Publikohen pamjet e fundit të Eglit brenda BBV, kërkoi takim me Gjestin
-
Gjesti për marrëdhënien me Eglin: Isha shumë i qartë. I kam thënë mos i hyj aq thellë!

Një delegacion dypartiak i senatorëve amerikanë ka bërë një vizitë zyrtare në Hungari dhe i bëri thirrje qeverisë hungareze të miratojë menjëherë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO. Hungaria është vendi i vetëm në NATO që nuk ka ratifikuar kërkesën e Suedisë.
Delegacioni amerikan ka njoftuar se do të paraqesë një rezolutë në Kongres për të kritikuar hapat e fundit të qeverisë hungareze dhe për të bërë thirrje për mos pengimin e integrimit euro-atlantik të Suedisë.
“Me ratifikimin, Hungaria dhe kryeministri juaj do t’i bënin një shërbim të madh vendeve liridashëse në mbarë botën”, tha senatori republikan Thom Tillis, gjatë një konference për shtypin në ambasadën amerikane në Budapest.
Rezoluta, e njoftuar fillimisht të dielën nga agjencia e lajmeve Associated Press, është hartuar nga senatori Tillis dhe senatorja demokrate Jeanne Shaheen. Së bashku me ta në delegacionin në Budapest ishte edhe senatori demokrat Chris Murphy.
Më herët këtë muaj, senatori demokrat Ben Cardin, kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, përmendi mundësinë e vendosjes së sanksioneve Hungarisë për shkak të sjelljes së saj dhe e quajti zotin Orban “anëtarin më pak të qëndrueshëm të NATO-s”.
Në projek-trezolutë, senatorët vënë në dukje “rolin e rëndësishëm që mund të ketë Hungaria për sigurinë evropiane dhe trans-atlantike”, por përmendin se nuk ajo iu përmbajt zotimit për të mos mbetur vendi i fundit në NATO që do të miratonte anëtarësimin e Suedisë.
Rezoluta thotë se Hungaria “nuk iu bashkua vendeve të tjera anëtare të NATO-s për të miratuar pranimin e Suedisë në NATO, duke mos përmbushur kështu një zotim se nuk do të ishte e fundit që do ta miratonte këtë anëtarësim dhe duke rrezikuar kështu sigurinë trans-atlantike në një moment kyç për paqen dhe stabilitetin në Evropë”.
Zoti Orban, një nacionalist i vendosur që ka udhëhequr Hungarinë që nga viti 2010, ka thënë se është në favor të anëtarësimit të Suedisë në NATO, por se ligjvënësit e partisë së tij vazhdojnë të mos jenë të bindur për shkak të “gënjeshtrave flagrante” të politikanëve suedezë për gjendjen e demokracisë në Hungari.
Megjithatë, në një fjalim të rëndësishëm në Budapest të shtunën, zoti Orban sinjalizoi se parlamenti hungarez mund të ndryshojë mendim së shpejti.
“Është lajm i mirë që mosmarrëveshja jonë me Suedinë po i afrohet një konkluzioni”, tha ai. “Po lëvizim drejt ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO në fillim të sesionit parlamentar të pranverës”.
Të dielën, senatorja Shaheen tha se ishte “zhgënjyese” që asnjë prej anëtarëve të qeverisë hungarezë nuk kishin pranuar ftesën për t’u takuar me delegacionin amerikan, por tha se ka shpresë dhe optimizëm se anëtarësimi i Suedisë do të shqyrtohej më 26 shkurt kur legjislatura hungareze të rifillojë punën.
Senatori Murphy tha se refuzimi i qeverisë së zotit Orban për takim ishte “i çuditshëm dhe shqetësues”, por se barra i mbetet udhëheqësit hungarez që ta nxisë parlamentin të votojë për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë.
“Kemi njohuri të mjaftueshme për politikën e këtushme për ta ditur se nëse kryeministri Orban dëshiron që kjo të ndodhë, atëherë parlamenti do të veprojë”, tha ai.
Projekt-rezoluta e senatorëve kritikon marrëdhëniet gjithnjë e më të ngrohta të zotit Orban me Rusinë dhe Kinën, dhe vë në dukje se ndërsa Hungaria ka hapur dyert për refugjatët ukrainas që i largohen sulmit të Rusisë, ajo gjithashtu “u ka rezistuar dhe i ka dobësuar sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Federatës Ruse”.
Zoti Orban, i cili konsiderohet gjerësisht si aleati më i ngushtë i Kremlinit në Bashkimin Evropian, është kritikuar prej kohësh për moszbatim të standarteve të unionit për demokracinë dhe funksionimin e shtetit ligjor. Bashkimi Evropian ka pezulluar miliarda dollarë fonde për Budapestin për shkak të shkeljes së rregullave të unionit.
Qeveria e Hungarisë ka marrë gjithashtu një përqasje gjithnjë e më konfliktuale ndaj administratës së Presidentit Joe Biden, duke i akuzuar Shtetet e Bashkuara për përpjekje për të influencuar jetën publike hungareze.
Peter Szijjarto, ministër i Jashtëm i Hungarisë, tha të premten se mirëpret vizitën e senatorëve, por se “nuk ia vlejnë përpjekjet për të ushtruar trysni ndaj nesh, pasi ne jemi një vend sovran”.
“Gëzohemi që vijnë këtu pasi munden ta shohin vetë se gjithçka kanë lexuar për Hungarinë në mediat liberale amerikane janë një gënjeshtër flagrante”, tha zoti Szijjarto.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
