

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e së shtunës në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku një çift bashkëshortësh ka mbetur i lënduar pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u përplas me një shtyllë.
Çifti, rreth 57 vjeç kishin ardhur nga Greqia dhe po lëviznin me automjet kur makina humbi kontrollin dhe u përplas me shtyllën.
Edhe pse rruga është asfaltuar së fundmi, shtylla nuk është zhvendosur, duke përbërë një rrezik për drejtuesit e mjeteve.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa të plagosurit kanë marrë ndihmën mjekësore në spital.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd