

Ishte një masakër. Ky burrë 54-vjeçar, Giovanni Barreca, vrau gruan e tij, Antonella Salamone dhe dy djemtë e tyre, Kevin dhe Emanuel, 5 dhe 16 vjeç.
Një vajzë e tretë u shpëtua për mrekulli. Ajo arriti t’i shmanget ekzekutimit nga babai.
Ngjarja ka ndodhur në via Regia Trazzera Marina di Granatelli në Altavilla Milicia, në provincën e Palermos, Itali.
Detajet e tragjedisë po zbardhen dhe duket se janë të tmerrshme për shkak të egërsisë dhe mënyrës së kryerjes së krimeve.
Ka qenë vetë i dyshuari që, pas vrasjes së trefishtë, ka lajmëruar policinë e cila e ka arrestuar në Casteldaccia pas orës 3 të mëngjesit të kësaj të diele 11 shkurt 2024.
Barreca, i cili punon si murator, vrau dy djemtë e tij ndërsa ata ishin në gjumë. Ai i ka mbytur ata me zinxhirë.
Vajza e tretë 17-vjeçare arriti të arratisej.
Më pas ai vrau gruan e tij dhe u largua nga shtëpia. Edhe ky krim është masakër. E ka djegur dhe më pas e ka groposur pranë shtëpisë.
Sapo mbërriti në Casteldaccia aty pranë, thirri 112.
Kur deponoi, ai tha se duhej të hiqte qafe praninë e djallit në shtëpi. Tha më pas, se ndjente prani të çuditshme, se anëtarët e familjes ndoshta ishin të pushtuar nga Saatanai.
Kur policia mbërriti në shtëpi, vajza e mbijetuar ishte në një gjendje konfuzioni.
Vajza dëshmoi se i ati u zgjua gjatë natës duke u zhurmuar se kishte perceptuar prani demonike në shtëpi. Bërtiste duke thënë se ka hyrë djalli.
Vajza, e vetmja e mbijetuar, u ngrit nga shtrati e turbullt dhe pa kufomat e vëllezërve të saj.
Në foton sipër Giovanni Barreca dhe Antonella Salamone, në mes, çifti në ditën e tyre të dasmës. Poshtë, në shtëpinë ku ndodhi krimi
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
