09:04 | Katër protestues të vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sot 14 vite nga “21 Janari”
- 08:40 | Nga tituj ndërkombëtarë sa Beckham te rekordi i shitjes. Ja kush është Walker, përforcimi i Milanit
- 08:34 | Tërmet i fortë në Tajvan, mbi 20 të plagosur
- 08:28 | Valë ekstreme të ftohti në disa zona të SHBA. Temperaturat arrijnë deri në minus 40 gradë
- 08:19 | Zjarr në një resort skish në provincën Bolu në Turqi, 10 të vdekur dhe 32 të plagosur (FOTO+VIDEO)
- 08:19 | Trajneri i Bruges: Kam qenë tifoz i madh i Del Pieros dhe Juventusit, por sonte…
- 08:16 | Motta vlerëson Bruges: Ekip i fortë në fushën e vet, por jemi të përgatitur për gjithçka
- 08:10 | Kujt po ia pret faturën Rama për ’21 Janarin’?
- 08:08 | Musk ngjall polemika me përshëndetjen fashiste në mitingun e inaugurimit të Trump
- 07:37 | Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës, si priten të ndryshojnë temperaturat
Është vetë baba i një vajze/ Jul Deda trondit me informacionin për Eglin: “Larg qoftë…”
- 18-vjeçari shqiptar dhe shoku i tij maroken humbin jetën tragjikisht në Itali! Tre të tjerë të plagosur
- Horoskopi nga Suzan Miler, e martë 21 Janar 2025. Të 12 shenjat e zodiakut
- Përplasja në protestë, Endrit Shabani: Dhunimi i Adriatik Lapajt nga Arlind Qori është skandaloz! Mentalitet i politikës së vjetër
- Gjendet i vdekur një burrë në rrugë në qendër të Tiranës
- Trump mesazh botës një ditë para betimit: ‘Do ndal luftrat! Brenda 24 orëve i japim fund pushtimit të kufijve’
- 6 herë më e madhe se Gjermania – Pse Groenlanda i përket një vendi të vogël si Danimarka, edhe pse është larg saj?
- 'Melania Coin'/ Zonja e Parë e ardhshme amerikane lançon kriptomonedhën e saj, ja vlera e arritur?
- Përplasja me Lëvizjen Bashkë, Lapaj: Komunistët e rinj nuk kanë hequr dorë nga veset e Enver Hoxhës. Video
- Plas keq në protestë, mbështetësit e Arlind Qorrit përplasen me ata të Adriatik Lapajt (VIDEO)
-
‘Besëprerë, o gjarpër’! Xumi shpërthen ndaj Eglit: Unë të fala ndjenjat, ti doje fansat e Gjestit
-
Është vetë baba i një vajze/ Jul Deda trondit me informacionin për Eglin: “Larg qoftë…”
-
Irani dënon me vdekje reperin Amir Tataloo, u shpall fajtor për blasfemi ndaj profetit Muhamed
-
Mamaja e G-Banit reagon për herë të parë e shqetësuar pas kallëzimit të Arsidës!
-
Ish-banorja gati kallëzimin ndaj G Banit, i kërkon të lërë lojën, këngëtari: Vazhdon të jesh dinake!
-
Rikthehet kutia e ‘Pandorës’! Egli e hap dhe çon në nominim kokë më kokë veten e saj dhe…
-
Batuta e Amber shkakton të qeshura: Egli nuk e donte Xumin sepse i dukej si hallexhi!
-
‘E kam dashnore’/ Gjesti sqaron përplasjen me Xumin: I kërkoj falje familjes së saj!
-
‘Unë kam atë që ti s’ke’! Debat i ashpër mes Gertës dhe Rozanës
-
30 mijë aplikime në një javë nga diaspora! KQZ refuzon 1 në 3 persona. Ja arsyeja
-
Rozana hedh batuta me Gjestin: Sa herë kaloje ti Egli vdiste nganjëherë
-
Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!
-
E pushuan nga puna pasi u fut në ‘Big Brother VIP’, Armaldo Kllogjeri fiton gjyqin me Teatrin e Operës dhe Baletit
-
Egli hap zemrën me Gjestin dhe flet për ish-in e saj! Video
-
Jozi dhe Loredana shkëmbejnë puthjen e parë në buzë, Gjesti i ndërpret
-
Gjesti thyen tjetër rekord gjatë kësaj jave
-
Redon Berani bën komentin e papritur dhe epik në video-n e dyshes, Egli dhe Gjesti!
-
Redon Berani do të futet përsëri në shtëpinë e “BBV4”?
-
‘Të grisa, të çava gojën…’, Gerti gjuan Gjestin
-
‘Nuk ndjej asgjë për ty’! Gjesti hap zemrën me Eglin!
-
Majk paralajmëron tërheqjen nga muzika?!
-
Eduart Grishaj flet pse u largua nga televizioni me Arbanën
-
Kush mori më shumë vota? Zgjidhet lideri i ri në BBV 4
-
‘Më shtoi lumturinë dhe…’! Zbulohet partneri i Bernardit të BBV 4!
-
“Mos më thuaj seksi…”/ Egli i tërheq vëmendjen, si reagoi Gjesti?
Zakonisht biologët e përkufizojnë ‘jetën’ si një entitet që riprodhohet, që i përgjigjet mjedisit të tij, që metabolizon kimikatet, konsumon energji dhe rritet. Sipas këtij modeli, ‘jeta’ është një gjendje binare; diçka është e gjallë ose jo. Ky përkufizim, funksionon shumë mirë në planetin Tokë, me viruset që janë një përjashtim i dukshëm.
Por nëse jeta është diku tjetër në Univers, ajo mund të mos përbëhet nga të njëjtat gjëra si ne. Ajo mund të mos duket, të lëvizë ose të mos komunikojë si ne. Atëherë, si do ta identifikojmë atë si jetë? Astrobiologia e Universitetit Shtetëror të Arizonës, Sara Uoker dhe kimisti i Universitetit të Gllasgout, Li Kronin, mendojnë se e kanë gjetur një mënyrë.
Ata argumentojnë se vetëm rastësia, nuk mund të prodhojë vazhdimisht molekula shumë komplekse, të cilat gjenden tek të gjitha krijesat e gjalla. Për të prodhuar miliarda kopje të objekteve të ndërlikuara si proteinat, duart e njeriut apo iPhone, universi ka nevojë për një “kujtesë” dhe për një mënyrë që të krijojë dhe riprodhojë informacione komplekse.
Një proces që tingëllon shumë si ‘jetë’. “Një elektron mund të krijohet kudo në Univers dhe nuk ka histori. Edhe ju si njeri jeni një objekt themelor, por me shumë varësi historike. Mund të dëshironi të citoni moshën tuaj, duke numëruar mbrapsht deri kur keni lindur. Por pjesët tuaja janë miliarda vjet më të vjetra. Nga kjo perspektivë, ne duhet të mendojmë për veten tonë si linja e përhapjes së informacionit, që përkohësisht e gjen veten të grumbulluar në një individ”- thotë Uoker për “New Scientist”.
“Teoria e montimit” e Uoker dhe Kronin, parashikon që molekulat e prodhuara nga proceset biologjike, të jenë më komplekse se sa ato të prodhuara nga proceset jo-biologjike. Për ta testuar këtë teori, ekipi i tyre analizoi një sërë përbërjesh organike dhe inorganike nga e gjithë bota dhe hapësira e jashtme, përfshirë bakteret E. coli, majanë, urinën, ujin e detit, meteoritët, drogat, birrën e prodhuar në shtëpi dhe uiskin skocez.
Ata i shpërbënë komponimet në copa të veçanta, dhe përdorën spektrometrinë e masës për të identifikuar blloqet e tyre të ndërtimit molekular. Më pas llogaritën numrin më të vogël të hapave të nevojshëm për të ribashkuar çdo përbërje nga këto blloqe, të cilën e quajtën “Indeksi i Montimit Molekular”.
Komponimet e vetme me 15 ose më shumë hapa montimi, u panë tek sistemet e gjalla ose proceset teknologjike.”Mund të jetë një qelizë që ndërton molekula me një sistemi montimi kompleks si proteinat, apo një kimist që prodhon molekula me një vlerë montimi edhe më të lartë, siç është ilaçi kundër kancerit Taxol”- shpjegojnë Uoker dhe Kronin.
Ndërsa disa përbërës nga sistemet e gjalla kishin më pak se 15 hapa montimi, asnjë përbërje inorganike nuk e kaloi këtë prag. “Sistemi ynë, na lejon të kërkojmë në Univers në një mënyrë agnostike për prova të asaj që bën jeta, në vend se të përpiqemi të përcaktojmë se çfarë është jeta”- shkruan Uoker, Cronin dhe të tjerë në një artikull të botuar në “Nature Communications” në vitin 2021.
Bukuria e “Indeksit të Montimit”, është se nuk kërkon që alienët të përbëhen doemos nga të njëjtat materiale organike me bazë karboni si krijesat që jetojnë në Tokë. Po ashtu, ai është indiferent nëse jeta aliene sapo ka filluar të shfaqet, apo ka kaluar në një fazë teknologjike përtej të kuptuarit tonë.
Të gjitha këto gjendje prodhojnë molekula komplekse, gjë që nuk mund të kishte ndodhur pa një sistem të gjallë. Ekipi i Uoker dhe Kronin po e përdor këtë teori në misionet e ardhshme të NASA-s. Në mesin e viteve 2030, Dragonfly i NASA-s do të fluturojë nëpër atmosferën e trashë të Titanit me azot dhe metan, duke lëvizur nga një vend në tjetrin. Hëna e Saturnit, Titan, është i vetmi vend në Sistemin Diellor përveç Tokës që ka trupa të lëngshëm.
Ai ka liqene hidrokarburesh të lëngshme në sipërfaqen e tij, dhe mendohet se nën tokë ka ujë të lëngshëm. “Ne nuk presim që diçka si jeta e Tokës të evoluojë ose të jetojë në këtë mjedis. Ndaj nëse duam të zbulojmë nëse jeta është në Titan, na duhet një teknikë gnostike”- thotë Uoker.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd