

Shqiptarja Mira Murati mbetet një nga emrat më në zë të Intelegjencës Artificiale.
Jonathan Lachman, kreu i mëparshëm i projekteve speciale në OpenAI, u largua kohët e fundit për t’iu bashkuar një laboratori të ri kërkimor të Inteligjencës Artificiale të themeluar nga ish-ekzekutivi i kompanisë, Mira Murati. Është punësimi i profilit të lartë që Murati ka bërë që kur u largua nga OpenAI në shtator të vitit të kaluar për të filluar sipërmarrjen e shumëpërfolur, e cila është e fokusuar në eksplorimin e të ashtuquajturës Inteligjencë e përgjithshme Artificiale. Bëhet e ditur se deri tani Murati ka punësuar rreth 10 studiues dhe inxhinierë duke përfshirë punonjës nga OpenAI, Character AI dhe Google DeepMind.
Por, startupi i saj është ende në fazat e hershme madje nuk ka as një emër. Edhe pse Murati nuk ka deklaruar ende asgjë, një zëdhënës i OpenAl e ka konfirmuar largimin e Lachman. Murati u largua nga OpenAI më pak se një vit pasi CEO Sam Altman u shkarkua papritur nga bordi i drejtorëve të kompanisë në fund të vitit 2023. Në trazirat që pasuan, bordi emëroi shkurtimisht Muratin.
Një muaj më vonë, u raportua se Mira po përpiqej të mblidhte mbi 100 milionë dollarë për të financuar një kompani të re misterioze. Mira Murati është renditur ndër 100 njerëzit më me ndikim në teknologji që po revolucionarizojnë botën. “The Times” nënvizon se Murati ka luajtur një rol të rëndësishëm në OpenAI. Në maj, ajo prezantoi modelin kryesor të kompanisë, GPT-4o, i cili impresionoi përdoruesit me ndërveprimet e tij të sofistikuara zanore në kohë reale dhe avancimin në SearchGPT.
E lindur në Vlorë dhe e shkolluar në Kanada, Murati ka një histori të pasur në inxhinieri dhe zhvillim teknologjik. Gjatë studimeve në Kolegjin Dartmouth, ajo ndërtoi një makinë hibride garash. Më pas, iu bashkua Tesla-s, ku kontribuoi në zhvillimin e makinës Model X dhe pastaj punoi në Leap Motion, një start-up që krijoi një sistem kompjuterik për ndjekjen e lëvizjeve të duarve dhe gishta.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd