Transmetuar më 21-01-2025, 08:08

Së pari dora në zemër, më pas krahu i ngritur drejt gati 20 mijë mbështetësve të Trump, të mbledhur në Capital One Arena në Uashington DC. Ky gjest i Elon Musk, Ceos së Teslas, ka ngjallur polemika në mediat sociale mbi gjestin e Elon Musk, i akuzuar për ‘Saluto romano’, përshëndetje romake ose siç njihet ndryshe fashiste. Videoja shkaktoi një valë kritikash dhe indinjate.

"Unë thjesht dua të them faleminderit që e bëtë të ndodhë," u tha mbështetësve të Trump në Capital One Arena në Uashington DC , pronari i SpaceX, X dhe Tesla, personi më i pasur në botë dhe një donator dhe këshilltar i madh i Trump.

Tashmë në krye të Departamentit për Efikasitetin e Qeverisë – dhe një sponsor kryesor i republikanëve gjatë fushatës zgjedhore, Musk ishte kritikuar shumë për mbështetjen e tij për të djathtën ekstreme në Evropë.

Dhe gjesti para afro 20,000 mbështetësve të Trump në Capital One Arena është i destinuar të ngrejë më shumë kritika dhe polemika.

Kjo përshëndetje është përdorur nga regjimet fashiste të shekullit të 20-të, veçanërisht nga Italia fashiste nën Benito Mussolini dhe më vonë nga nazistët në Gjermani. Për këtë arsye, sot konsiderohet një simbol i lidhur me ideologji totalitare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit