Magazinë
Transmetuar më 15-01-2025, 23:31

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump mund të firmosë një urdhër ekzekutiv për të pezulluar për “2 ose 3 muaj” hyrjen në fuqi të ligjit të miratuar nga Kongresi që ndalon TikTok-un në SHBA. Masa e ndalimit vlen sa kohë kompania kineze ByteDance vijon të ketë në pronësi rrjetin social TikTok. Kompanisë kineze i është kërkuar të shesë aksionet e saj në këtë platformë, për të shmangur kështu edhe vendimin ekstrem të drejtësisë amerikane që do ta bënte të paaksesueshëm në të gjithë territorin.

Burime i kanë thënë Washington Post se Trump po vlerësonte disa opsione për të “shpëtuar” platformën pas fitores së tij në zgjedhjet e 5 nëntorit, duke përfshirë nënshkrimin e një urdhri të mundshëm ekzekutiv.

Për momentin, sipas ligjit të miratuar nga Kongresi dhe nënshkruar nga Presidenti Joe Biden në dritën e shqetësimeve të sigurisë kombëtare për shkak të kontrollit kinez ndaj TikTok, ndalimi i platformës duhet të hyjë në fuqi të dielën, një ditë para inaugurimit të Trump.

Muajin e kaluar, presidenti i zgjedhur tha se kishte një “dobësi” për TikTok duke sjellë në vëmendje popullaritetin e platformës midis të rinjve, të cilët ai tha se ishin “vendimtarë” për fitoren e tij ndaj demokrates Kamala Harris nëntorin e kaluar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit