

TIRANË- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar pas incidentit të regjistruar me drejtuesit e Lëvizjes Bashkë në protestën para Ministrisë së Brendshme.
Lapaj përmes një videoje, shprehet se me qëllim dhënien e mesazhit për bashkim, kanë kërkuar të mbajnë dhe ato fjalën në protestën që po mbahej. Ai thotë se u përballën me refuzim dhe censurim, sipas tij si një metodë kjo e vjetër komuniste.
POSTIMI I ADRIATIK LAPAJT
Me qetësi e pa kthim pas!
Unë dhe NE u shtrimë dorën e bashkëpunimit për mbi 8 muaj. Ata ankoheshin pse nuk shkoja në protestat e tyre. Sot shkova me ekipin tim në protestën tonë që ishte paralel me protestën e tyre. Nuk ishin dakord që të flisja në protestën për jetën, protestën e secilit prej nesh. Duhej biletë sipas tyre. Komunistët e rinj nuk kanë hequr dorë nga veset e Enver Hoxhës.
Nuk ka forcë veç Zotit që na ndal në misionin për demokratizimin e Shqipërisë!
Protesta e pasdites së sotme është kthyer në arsyen e përplasjes mes përfaqësuesve të partive të vogla, konkretisht Arlind Qorit të "Lëvizjes Bashkë" dhe Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet". Dyshohet se shkak i përplasjes u bë radha se kush janë organizatorët e vërtetë të protestës. Nuk kanë munguar akuzat e përfaqësuesve të Arlind Qorrit të cilët e kanë quajtur Adriatik Lapajn si të shitur, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar si komunistë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





