Magazinë
Transmetuar më 02-12-2012, 08:14

Tiranë, 2 dhjetor 2012, NOA.al Update – Një borxh prej rreth 36 mijë eurosh u ka marrë jetën dy vëllezërve mbrëmë në Tiranë. Igland Haxhialiu 44 vjeç është vrarë me një plumb në kokë, ndërkohë vëllai i tij Sokol Haxhialiu, 36 vjeç ka ndërruar jetë pas disa orëve në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30 dhe fillimisht policia deklaroi se  autori i saj është Ardian Ndreka 36 vjeç.

Fillimisht tre personat janë grindur brenda një automjeti, në zonën e Parkut të Autobusëve, për çështjen e një borxhi. Më pas sipas hetimit paraprak, Ndreka ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në kokë Iglend Haxhialiun dhe më pas dhe vëllain tjetër.

Policia ka arritur të arrestojë te dyshuarin Ardian Ndreka rreth dy orë pas ngjarjes. Sipas të dhënave të para, autori i krimit ka qëlluar ndaj vëllezërve për shkak të një borxhi të pakthyer, prej 36 mijë eurosh, që një prej vëllezërve kishte ndaj tij.

HETIMET PERJASHTOJNE NDREKEN

Policia e Tiranes tha te nesermen e vrasjes se ajo ka mundur te zbardhe dinamiken e ngjarjes se ndodhur mbremjen e se shtunes ne kryeqytet, ku mbeten te vrare dy vellezer.

Nje sherr qe kishte per motive borxhin e pashlyer prej 36 mije eurosh, i mori jeten dy vellezerve, te cilet u qelluan me plumba ne koke.

Gjate dites se Diel, policia la te lire Ardian Ndreken nga Mamurrasi pasi rezultoi se personi qe qelloi mbi dy vellezerit Igland dhe Sokol Haxhialiu, eshte shtetasi Eduart Kurti nga Nikla i Fushe-Krujes, i cili eshte shpallur ne kerkim.

Ndreka u kap pak ore pas vrasjes qe ndodhi prane ish-stacionit te fundit te Tiranes se Re ne kryeqytet duke u vleresuar se ishte ai autori i krimit.

Policia: Sokoli rrefeu autorin para se te vdiste 

I plagosur me nje plumb ne koke, Sokol Haxhialiu, mundi te zbriste nga makina per te shpetuar madje ai ka qene ne gjendje t’u rrefeje oficereve te policise, autorin e krimit. Ai i tha policise, se fillimisht u qellua vellai i tij dhe me pas ai. Efektivet blu munden te siguronin prej tij, se Eduart Kurti kishte qelluar me arme dhe bashke me te ndodhej edhe Ardian Ndreka.

Policia mundi te zbardhe dinamiken e ngjarjes qysh ne oret e para pas krimit te dyfishte. Fillimisht u kap Ardian Ndreka, i cili i dyshua se ishte autori kryesor i ngjarjes. Ne baze te hetimeve dhe deshmise se tij dhene ne polici, rezultoi se Ndreka nuk kishte qelluar mbi dy vellezerit, por ishte i pranishem ne momentin qe ndodhi ngjarja.

Keshtu Ndreka u la i lire ndersa efektivet blu shprehen se jane angazhuar per te kryer kapjen e autorit te dyshuar kryesor, Eduart Kurti.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit