Magazinë
Transmetuar më 15-03-2025, 19:56

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i është bashkuar një grupi të rinjsh të forumit rinor të kësaj partie, të shoqëruar edhe nga përdorues të rrjetit social TikTok, që pritet të mbyllet me vendim të qeverisë.

Berisha ka ecur më këmbë nga banesa e tij drejt ndërtesës së Kryeministrisë, ku do të mbahet protesta kundër mbylljes së Tik-Tokut.

Opozita e cilëson këtë vendim të qeverisë si dhunim dhe censurë ndaj fjalës së lirë.

Ndërsa kryeministri Edi Rama më herët është shprehur se vendimi është marrë në konsultim me mijëra prindër dhe mësues, duke e akuzuar TikTok se përhap anti-vlera dhe nxit dhunë.

TikTok do të qëndrojë i mbyllur për një vit, derisa, siç është shprehur Rama, qeveria dhe kompania me bazë në Kinë, të garantojë mbrojtjen e adoleshentëve nga materialet e dëmshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit