
17:25 | Parandalimi i aksidenteve/ Policia me dorë të hekurt: 165 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit në Tunelin e Murrizit
- 16:46 | Laert Vasili: “Kam rënë në dashuri, nuk isha i përgatitur për një ndjenjë”
- 16:41 | Horoskopi javor nga Branko: Yjet nga 14 deri më 20 Prill 2025 për të 12 shenjat
- 16:35 | Deklarata publike e familjes së Gjestit pasi djali i tyre u godit nga Jozi: Dhimbja që ndjejmë është e madhe
- 15:33 | Susan Miller: Shenjat me më shumë dhe me më pak fat këtë javë 14–20 Prill 2025
- 15:29 | Horoskopi javor nga Susan Miller, 14 deri 20 Prill 2025. Të gjitha shenjat
- 15:15 | Me 10 kg drogë në çantën e shpinës, arrestohet shqiptari në Itali
- 15:10 | Aksident i rëndë në Kosovë! Makina përplaset me trenin, humb jetën një person! 3 të lënduar
- 14:13 | “Më vjen keq për…”/ Çfarë deklaroi Loredana pas daljes nga BBV 4?
- 14:01 | Incident i rëndë detar në Egje. Amija turke qëllon me armë drejt anijes patrulluese greke
U arrestua pasi qëlloi Gjestin! Jozi e pëson rëndë? Ja sa burg mund të bëjë sipas ligjit shqiptar
- Policia lë të lirë Jozin pasi rrëzoi me shpullë Gjestin
- Horoskopi i Branko për të dielën, 13 prill 2025, shenjë për shenjë
- Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 13 prill 2025
- Branko: Këto janë 3 shenjat më me fat, por edhe 3 që duhet të bëjnë sytë katër këtë 12 prill
- Vrasja e Suelës me porosi të të shoqit që kishte shef, Gjykata Kushtetuese jep vendim për kërkesat e të akuzuarit
- Skandal në Big Brother Vip 4 Albania: Jozi godet dhe hedh në tokë Gjestin
- Tronditje në Greqi: Shqiptarja 19-vjeçare pranon se falsifikoi mesazhet që çuan në vrasjen e dajës së saj – i ati vrau kunatin duke besuar se kishte abuzuar me vajzën që në moshën 9-vjeçare
- Paolo Fox: Ja 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të tregojnë kujdes për sot 12 prill
- Pasi Jozi e hodhi përtokë me shpullë Gjesti nis të bëhet hero, Loredana: Ai e fiton Bigun!
-
Laert Vasili: “Kam rënë në dashuri, nuk isha i përgatitur për një ndjenjë”
-
Deklarata publike e familjes së Gjestit pasi djali i tyre u godit nga Jozi: Dhimbja që ndjejmë është e madhe
-
“Më vjen keq për…”/ Çfarë deklaroi Loredana pas daljes nga BBV 4?
-
Katër finalistët që do të konkurrojnë për Çmimin e Madh më 19 prill
-
U arrestua pasi qëlloi Gjestin! Jozi e pëson rëndë? Ja sa burg mund të bëjë sipas ligjit shqiptar
-
Pasi Jozi e hodhi përtokë me shpullë Gjesti nis të bëhet hero, Loredana: Ai e fiton Bigun!
-
VIDEO/ Me pranga në duar, momenti i shoqërimit te Jozit nga policia pasi goditi Gjestin
-
Skandal në Big Brother Vip 4 Albania: Jozi godet dhe hedh në tokë Gjestin
-
La Greqinë për Shqipërinë, rrëfimi i këngëtarit grek Sany Dimitri: Miqësia me Rozana Radin dhe jeta në Tiranë
-
Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4: Nuk kam ndërmend…
-
Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4
-
Mick Jagger vendos të fejohet me partneren e tij 44 vite më të vogël
-
“Nuk t’i ha më njeri këto…”/Egli diskuton me Gjestin për raportin e tyre: Ka mbaruar filmi yt!
-
“Ke rënë kokë e këmbë brenda në dashuri”, Çun Lajçi i dërgon mesazh Gjestit
-
Pas takimit me Eglin në “Big Brother”, vjen reagimi i Olsit
-
Ilnisa për Laertin: Mendoj se është sapioseksual, në finale shikoj…
-
Çfarë shkroi për Jozin? Valbona ka dy fjalë edhe për një nga banoret: Viktimizimi i saj është shumë i shëmtuar!
-
A e vendosi veten? Ja dy finalistët e tjerë sipas Gerta Gixharit
-
Blero ‘kërcënon publikun: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
-
Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!
-
Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës

Athinë- Policia greke ka arritur të zbardhë një atentat të ndodhur në 23 shtator të një viti më parë në Athinë, ku mbetën të plagosur me armë dy shtetas shqiptarë.
Hetimet e policisë zbuluan se atentati ishte porositur nga burgu nga 48-vjecari shqiptar Klod Cara alias Klodian Lekocaj, i burgosur prej vitesh si autor dhe porositës i disa vrasjeve dhe ngjarjeve të rënda në Greqi, shpesh edhe si “nënkontraktor” i tyre për palë të treta.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18.00 të 23 shtatorit në rrugën “Kriti 21” në Athinë.
Ndaj dy shqiptarëve Kristjanis Stefa, 35 vjeç nga Elbasani dhe Florian Bajraktari, 37 vjeç nga Tirana, të dy me precedentë penalë, u hap zjarr nga një fuoristradë “Nissan” Qashqai, duke mbetur të plagosur.
Në vendngjarje policia gjeti 7 gëzhoja ndërkohë që autorët u larguan në drejtim të paditur.
Pas 5 muaj hetime, policia greke arriti të zbulojë personat e përfshirë në atentat.
Nga kqyrja e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë, policia zbuloi se personi që hapi zjarr ishte Ledjon Çela, 34 vjeç, nga Korça.
Ditën e ngjarjes, Çela, në bashkëpunim me persona ende të paidentifikuar, ka vjedhur në rrugën “Ipiro 190” në Koridhalo të Athinës, automjetin tip “Nissan” Qashqai të cilin e parkoi në rrugën “Kritis” në Athinë. Një orë para ngjarjes, pranë mjetin “Nissan” ka mbërritu një automjet “Citroen” C1, nga ku ka zbritur shtetasi Mateo Nunaj, 23 vjeç, nga Lushnja, i cili ka hypur në vendin e shoferit të mjetin “Nissan” dhe është larguar me të. 45 minuta më pas, Ledjon Cela, Mateo Nunaj dhe 24-vjecari Aleksandër Baki kanë lëvizur si këmbësorë në zonë, pranë vendit ku ishte parkuar mjeti “Nissan”.
Pas kësaj janë futur sërish në mjet, Nunaj si shofer, Baki në vendin e parë dhe Cela si pasagjer nga pas. Duke lëvizur me mjet, ata janë afruar në vendin ku ndodhej Stefa dhe Bajraktari dhe nga dritarja e mjetit, Çela ka hapur zjarr duke plagosur dy personat. Pas të shtënave, mjeti tip “Nissan” është larguar drejt rrugës “Delijorgji” dhe ndaloi më tutje. Pasagjerët kanë zbritur më pas dhe janë larguar në këmbë.
Në 31 mars, policia ka shoqëruar Aleksander Bakin, i cili rrëfeu ngjarjen dhe përfshirjen e tij. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur për “larje hesapesh” mes Klod Cares alias Klodian Lekoçaj dhe Kristjanis Stefa. Për këtë, Lekocaj ka urdhëruar Ledjon Çelën që të kryente atentatin. Dy të fundit njiheshin me njëri-tjetrin në burg.
Policia ka arritur të vendosë në pranga Aleksander Bakin, Klodian Lekocajn dhe Ledjon Celen. Dy të fundit ndodhen të burgosur, përkatësisht në burgun e Malandrinos dhe të Hios. Sipas dëshmisë së Bakit, Mateo Nunaj rezulton se është larguar drejt Shqipërisë.
Dy viktimat e atentatit, rezultojnë persona me precedentë penalë. Kristjanis Stefa rezulton i arrestuar në prill 2024 pas një operacioni në Greqi, si pjesë e një grupi që merrte sende të vjedhura.
Ndërsa Florian Bajraktari rezulton i arrestuar në Greqi në vitin 2006 për vrasjen me pagesë të shqiptarit Niko Demo, për të cilën ishte liruar me kusht në 2018, ndërsa në 2020 rezulton i arrestuar sërish për lojëra fati në Greqi.
Sa i përket autorëve, Ledjon Cela, 34 vjeç, nga Korça, rezulton me precedentë në Shqipëri për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Ndërsa në Greqi, ai rezulton me precedentë penalë për “zhvatje”, “dhunë e paligjshme”, “kanosje”, “plagosje e rëndë”, “fyerje”, “vjedhje”, “shkatërrim prone”, “dëshmi e rreme”, “falsifikim”, “shkelje e lejes së qëndrimit”, “shkelje të ligjit mbi narkotikët”, “dhunë në familje”, “armëmbajtje pa leje” etj. Aktualisht ai ndodhet i burgosur për “vjedhje në tentativë” dhe “shkatërrim prone”.
Mateo Nunaj, 23 vjeç, nga Lushnja, rezulton me precedentë penalë për “vjedhje”, “organizatë kriminale”, “shkelje të ligjit mbi narkotikët” dhe “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Aktualisht ndodhej në masë sigurimi “detyrim paraqitje” të cilën e ka shkelur.
Aleksandër Baki, 24 vjeç, rezulton me precedentë për “grabitje” dhe “shkelje të ligjit mbi narkotikët”.
Kush është Klod Cara alias Klodian Lekocaj, shqiptari famëkeq i “Mafia e Burgjeve”
Klod Cara alias Klodian Lekocaj, 48 vjeç, një personazh kontrovers është kthyer në qendër të vëmendjes vitet e fundit për shkak të etiketimit nga media greke si Kreu i së ashtuquajturës “Mafia e Burgjeve”.
Se sa realisht ai është i tillë, kjo nuk dihet, pasi vetë ai në daljet publike në media e konsideron veten “të varfër”, “të pafajshëm”, “të përdorur” ndërkohë që faktet, dëshmitë dhe përgjimet që disponon policia greke të çojnë drejt mendimit se realisht Lekocaj ka pasur dhe ka ende një rol të rëndësishëm në botën e nëndheshme të grupeve kriminale shqiptare dhe greke.
Lekocaj shpesh nëpër përgjime e dëshmi ka dalë se çuditshëm ka lidhur fije te grupeve kriminale duke u vene ose atyre ose vetes në dispozicion vrasës me pagesë.
I tillë ishte dhe rasti i 14 shtatorit 2022 kur policia greke arrestoi rastësisht dy shqiptarët Viktor Çala 39 vjeç dhe Andi Beqiri 23 vjeç.
Ata u kapen në Athinë, pasi ne automjetin e tyre u gjetën të fshehura 2 Kallashnikovë dhe 1 thike, ndërsa në banesë 1 pistoletë.
Hetimi i policisë zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së nje greku dhe tentatives se vrasjes së një shqiptari, te dyja ngjarje të ndodhura në muajin korrik 2022. Për vrasjen e grekut ai deklaroi se ishte urdhëruar nga Klodian Lekocaj, për shkak të prishjes së pazareve te drogës.
Kështu “Klodit”, i cili në kartelat greke njihet edhe si “Luli” apo “Ilia” i’u shtua atëherë edhe një akuzë tjetër pas akuzave te mëparshme për urdherimin e vrasjeve te Avokatit grek Mixalis Zafiropoulos, të të burgosurit Arbër Bako, të të burgosurit Bardhyl Tusha, përfshirje në tentativën e vrasjes së një pakistanezi, gjobëvënës ndaj ish-Ministrit grek Dimitri Tsovola, ndihmë në arratisjen e të burgosurve Leonard dhe Elvis Pepa etj. Klodi ne fakt veç urdhrave, ka precedentë dhe si autor i drejtpërdrejtë.
Fillimisht është arrestuar në 1997 për vjedhje. Ne 2003 ishte arratisur nga Burgu i Volos ndërsa në 2005 në Agio Pantaleimona plagosi me armë zjarri në bark një shqiptar e me pas në të njëjtin vend në 2006 bashkë me dy shqiptarë plagosi me thikë një bashkëkombas të tijin.
Ne 2013 u arrestua për trafik droge dhe vjedhje dhe u dërgua në burgun e Korfuzit ku pasi mori leje u arratis në 2014 dhe pas disa ditësh bashkë me Arbër Bakon mori pjesë në tentativën e grabitjes me pasojë plagosjen e një egjyptiani ndërsa në 31 tetor 2014 bashkë me Arber Bako, Olti Dulce dhe nje polak kryen një vrasje në zonën e Metaksurgios.
Perfundimisht Lekocaj u arrestua ne nëntor 2014 në Sepolia, në shoqërinë e Dhimo Mecit, një gjirokastrit i përfshirë ne disa vrasje me pagesë ne Greqi dhe që në momentin e kapjes ishte person ne kërkim.
Arrestimi i tyre erdhi pas ngjarjes së Mikrolimanos ku Arbër Bako me një Kallashnikov plagosi disa klientë të një lokali në zonë.
Klodian Lekocaj është përmendur të ketë pasur lidhje edhe me shqiptarët Elvis Bogdani dhe Ari Papa të ekzekutuar më parë në Greqi.
Në 2019 Lekocaj u akuzua se rekrutoi një vrasës me pagesë nga Shqipëria për të ekzekutuar një pakistanez ndërsa në mars 2023 ndaj Lekocajt u ngrit akuzë për gjobëvënës 100 mijë euro ndaj një biznesmeni grek.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd