Transmetuar më 15-12-2024, 21:06

"Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë! Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do të këndojë sërish për publikun Biznesmeni dhe modeli shqiptar në SHBA, Elton Ilirjani ka publikuar një foto me këngëtaren Parashqevi Simakun, ku duken të ulur në një kafene.

Foton me ikonën e muzikës shqiptare, ai e ka publikuar në Instagram.

“Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë! Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do të këndojë sërish për publikun shqiptar”,-shkruan Elton Ilirjani.

Artistja shumë e dashur për të gjithë iku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1992, e nga vështirësitë e nisjes së një jete të re në një vend të huaj, dramë që i la pasoja të rënda edhe në gjendjen e saj emocionale, u bë divorci me bashkëshortin amerikan që njohu atje.

Pikërisht kjo disfatë në jetën e saj, e largoi pa gjurmë edhe nga familja. Të afërm të saj e kanë kërkuar prej vitesh, por opinioni i gjerë publik në Shqipëri mësoi për herë të parë për fatin e trishtë të Parashqevi Simakut nga një video mjaft e shkurtër që me shpejtësi u bë virale në rrjetet sociale.

Ylli i muzikës shfaqej në një intervistë, jo ashtu siç do ta dëshironin shqiptarët rikthimin e saj, por si e pastrehë në një qendër vullnetare ku disa fëmijë i japin një çantë me veshje e ndihma.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit