
19:43 | Trokitja në derën e ‘ferrit’: Po i jepja gji djalit kur më fshikullonte me rripin e pantallonave
- 19:40 | Derbi i Italisë, shpërthen dhuna në Romë, përplasje mes policisë dhe tifozëve
- 19:37 | Vuçiç mbledh mbështetësit: Revolucioni me ngjyra mori fund! Nuk do të lejojmë të na shkatërrojnë!
- 18:56 | Kë do nxirrje jashtë që në momentin e parë dhe me kë do pije kafe? Ja si përgjigjet Laert Vasili
- 18:39 | ‘I dëgjova duke debatuar’! Nëna e Mark Samson tregon momentin kur u përball me vr’asjen e Ilarias: Hapa derën dhe e pashë të vdekur! Kam humbur ndjenjat
- 18:15 | Baronesha italiane i lë trashëgiminë prej 5 milionë eurosh kujdestares shqiptare, 8 nipërit e hedhin në gjyq. Avokatja: Shoh racizëm
- 17:25 | Parandalimi i aksidenteve/ Policia me dorë të hekurt: 165 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit në Tunelin e Murrizit
- 16:46 | Laert Vasili: “Kam rënë në dashuri, nuk isha i përgatitur për një ndjenjë”
- 16:41 | Horoskopi javor nga Branko: Yjet nga 14 deri më 20 Prill 2025 për të 12 shenjat
- 16:35 | Deklarata publike e familjes së Gjestit pasi djali i tyre u godit nga Jozi: Dhimbja që ndjejmë është e madhe
U arrestua pasi qëlloi Gjestin! Jozi e pëson rëndë? Ja sa burg mund të bëjë sipas ligjit shqiptar
- Policia lë të lirë Jozin pasi rrëzoi me shpullë Gjestin
- Horoskopi i Branko për të dielën, 13 prill 2025, shenjë për shenjë
- Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 13 prill 2025
- Branko: Këto janë 3 shenjat më me fat, por edhe 3 që duhet të bëjnë sytë katër këtë 12 prill
- Vrasja e Suelës me porosi të të shoqit që kishte shef, Gjykata Kushtetuese jep vendim për kërkesat e të akuzuarit
- Skandal në Big Brother Vip 4 Albania: Jozi godet dhe hedh në tokë Gjestin
- Horoskopi javor nga Susan Miller, 14 deri 20 Prill 2025. Të gjitha shenjat
- Tronditje në Greqi: Shqiptarja 19-vjeçare pranon se falsifikoi mesazhet që çuan në vrasjen e dajës së saj – i ati vrau kunatin duke besuar se kishte abuzuar me vajzën që në moshën 9-vjeçare
- Paolo Fox: Ja 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të tregojnë kujdes për sot 12 prill
-
Kë do nxirrje jashtë që në momentin e parë dhe me kë do pije kafe? Ja si përgjigjet Laert Vasili
-
Laert Vasili: “Kam rënë në dashuri, nuk isha i përgatitur për një ndjenjë”
-
Deklarata publike e familjes së Gjestit pasi djali i tyre u godit nga Jozi: Dhimbja që ndjejmë është e madhe
-
“Më vjen keq për…”/ Çfarë deklaroi Loredana pas daljes nga BBV 4?
-
Katër finalistët që do të konkurrojnë për Çmimin e Madh më 19 prill
-
U arrestua pasi qëlloi Gjestin! Jozi e pëson rëndë? Ja sa burg mund të bëjë sipas ligjit shqiptar
-
Pasi Jozi e hodhi përtokë me shpullë Gjesti nis të bëhet hero, Loredana: Ai e fiton Bigun!
-
VIDEO/ Me pranga në duar, momenti i shoqërimit te Jozit nga policia pasi goditi Gjestin
-
Skandal në Big Brother Vip 4 Albania: Jozi godet dhe hedh në tokë Gjestin
-
La Greqinë për Shqipërinë, rrëfimi i këngëtarit grek Sany Dimitri: Miqësia me Rozana Radin dhe jeta në Tiranë
-
Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4: Nuk kam ndërmend…
-
Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4
-
Mick Jagger vendos të fejohet me partneren e tij 44 vite më të vogël
-
“Nuk t’i ha më njeri këto…”/Egli diskuton me Gjestin për raportin e tyre: Ka mbaruar filmi yt!
-
“Ke rënë kokë e këmbë brenda në dashuri”, Çun Lajçi i dërgon mesazh Gjestit
-
Pas takimit me Eglin në “Big Brother”, vjen reagimi i Olsit
-
Ilnisa për Laertin: Mendoj se është sapioseksual, në finale shikoj…
-
Çfarë shkroi për Jozin? Valbona ka dy fjalë edhe për një nga banoret: Viktimizimi i saj është shumë i shëmtuar!
-
A e vendosi veten? Ja dy finalistët e tjerë sipas Gerta Gixharit
-
Blero ‘kërcënon publikun: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
-
Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!
-
Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre

TIRANË- Drita Llani është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, pasi për një pronë duhet të bëjnë çeljen e trashëgimisë së nënës së tyre dhe i duhet të marrë një certifikatë familjare dhe certifikatë vdekje për motrën e saj, Nazmie Lami. E ndjera ka ndërruar jetë në moshën 1 vjeçare, në vitin 1967.
Problemi qëndron se kanë bërë aplikime të ndryshme në e-Albania dhe kanë marrë disa certifikata, ku motra është e vdekur e të tjera ku motra rezulton e gjallë. Në këtë pikë, nuk marrin dot aktin pasi Prefektura i drejton në gjykatë.
“Përshëndetje quhem Drita Lami, jam drejtuar emisionit “Stop” pasi dua të bëj akt-trashëgiminë e mamit dhe më duhet një certifikatë vdekje e motrës sime Nazmie Lami. Motra ka ndërruar jetë në vitin 1967. Aplikuam në e-Albania. Ndenjëm 4 muaj duke pritur, por nuk doli dhe u drejtuam tek Gjendja Civile e Zall Bastarit dhe na thanë që të shkonim tek Prefektura.
Unë shkova tek Prefektura e Tiranës dhe më thanë që rezulton e gjallë Nazmia nuk kam se si të të jap certifikatë. Ajo Zall-Bastar-it më dha një certifikatë të ’74 ku thotë këtu se Nazmia ka vdekur në ’67. Por, nuk ma japin certifikatën e vdekjes më thonë që kap avokat. Thonë që nuk i kanë vënë aktin e vdekjes dhe rezulton e gjallë. Kjo problematikë ka gati një vit. I kemi filluar që në Janar të vitit tjetër, tani është viti i dytë,” tha për mikrofonin e emisionit “Stop”, denoncuesja.
Në Gjendjen Civile Zall Bastar, punonjësi thotë se në regjistrin e vjetër është vetëm viti i vdekjes dhe jo data e plotë, e duke qenë se është certifikatë para vitit 1974, duhet të drejtohen në prefekturë. Por në Gjendjen civile nuk dinë të thonë, se pse në disa certifikata e ndjera rezulton e vdekur, kur nuk ka një akt vdekjeje.
Gazetarja: Po si rezulton Nazmia?
Punonjësi i Gjendjes Civile: Atëherë, si duket, nuk ka bërë çregjistrimin ajo.
Gazetarja: Po si rezulton e vdekur, kur s’ka bërë çregjistrim?
Punonjësi i Gjendjes Civile: Ja, ta tregoj unë! Ky mund të jetë një gabim që është bërë në të kaluarën. Këtu ka një vdekje që është viti 1967, por nuk ka as datë dhe as akt, që do të thotë se çdo akt që ndodh shkon në Prefekturë në fund të vitit.
Gazetarja: Atëherë ky është një gabim i punonjësit të atëhershëm?
Punonjësi i Gjendjes Civile: Normalisht ose i punonjësit ose mund të jetë i familjares pasi nuk e ka çregjistruar në kohë.
Gazetarja: Pse nuk del akti?
Punonjësi i Gjendjes Civile: Aktet i bën Prefektura. Për çdo lindje dhe vdekje aktet janë në Prefekturë.
Zonja Drita drejtohet në prefekturë, por as aty nuk merr asnjë përgjigje.
Roja: Nuk presin njeri, sepse janë online.
Qytetarja: E dimë, pra. Ne kemi qenë në Zall-Bastar dhe thamë do shkojmë aty, se duhet me hap regjistrat, se është bërë një gabim.
Roja: Po tani, unë isha brenda dhe i thashë, i pyeta.
Qytetarja: Online është bërë para katër muajsh.
Roja: Provoje dhe një herë, kështu më tha.
Qytetarja: E kemi provuar gjithsesi… Nuk del, se është bërë gabim.
Roja: Ça të të them? E di, që ke hall, po nuk kam, ça të them. Se më tha, nuk lejohet. Më tha jo, ajo zonja, drejtoresha.
Por çudia nuk mbaron këtu. Drita thotë, se në të njëjtën certifikatë, kushëriri Fatmir Lami del i vdekur.
Drita Llani: Këtu qëndron problemi sepse kushëririn tim që është i gjallë e kanë bërë të vdekur. Fatmir Lami.
Gazetarja: Dhe këtu është shënuar që Fatmiri ka vdekur më 9 Korrik të vitit 1975.
Punonjësi i gjendjes civile shprehet se këto janë gabime të trashëguara, por ky gabim rregullohet.
Gazetarja: Tani në certifikatën që zonja kishte marrë rezultonte dhe që Fatmir ishte i vdekur, kushëriri. Ti e di që është gjallë?
Punonjësi i Gjendjes Civile: Është gjallë, kjo është një gjë që rregullohet. Këto janë gabime të trashëguara nuk i kemi bërë ne.
Fatmiri që rezulton i vdekur, në fakt është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë.
Gazetarja: Po mirë ju tani jeni pajisur me pasaportë, me kartë identiteti gjatë gjithë jetës tuaj apo jo?
Fatmir Lami: Po!
Gazetarja: Ti e ke marrë vesh që rezulton sikur ke ndërruar jetë?
Fatmir Lami: Po mbrëmë e kam dëgjuar ku unë rezultoja i vdekur dhe aty ka qenë një vëllai im që ka ndërruar jetë kur ka qenë 40 ditë, në vitin 1975. Ai rezultonte i gjallë.
Gazetarja: Si u ndjeve ti kur more vesh se rezultoje i vdekur?
Fatmir Lami: Nuk e di se si ta shpjegoj, nuk e di se si i bëjnë këto gabime. Unë jam i pajisur dhe me dokumente italiane sepse kam qenë 15 vite në Itali./tvklan
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd