Magazinë
Transmetuar më 18-10-2024, 18:25

ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për posedim të paligjshëm të lëndës narkotike. Siç raportohet efektivët kanë ndaluan të riun, tashmë të njohur për policinë, teksa po merrte një dërgesë ushqimesh. Pas kontrollit, 26-vjeçari ka reaguar dhunshëm, duke shtyrë dhe goditur efektivët me bërryla të forta.

Me gjithë rezistencën, efektivët kanë arritur ta neutralizojnë dhe të vazhdojnë operacionin, duke shkuar më pas në shtëpinë e të riut, ku gjetën edhe shoqen e tij. Brenda banesës, mes dhomës së gjumit dhe dhomës së ndenjes, u gjetën mbi 7 kg drogë, kryesisht hashash, por edhe kokainë dhe marihuanë.

Së bashku me lëndën narkotike u gjet një peshore precize dhe një makinë ambalazhi me vakum, me gjasë që përdorej për paketimin e dozave për shitje me pakicë. 26-vjeçari është dërguar në burgun Sollicciano të Firences, ndërsa 22-vjeçarja pa precedentë penalë i është nënshtruar masa e sigurisë arrest shtëpie.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit