
02:11 | Pasi Jozi e hodhi përtokë me shpullë Gjesti nis të bëhet hero, Loredana: Ai e fiton Bigun!
- 01:45 | VIDEO/ Me pranga në duar, momenti i shoqërimit te Jozit nga policia pasi goditi Gjestin
- 01:10 | Dhuna në Big Brother, Jozi ndalohet nga Policia e Tiranës pas goditjes së Gjestit
- 00:53 | Skandal në Big Brother Vip 4 Albania: Jozi godet dhe hedh në tokë Gjestin
- 00:27 | Horoskopi i Branko për të dielën, 13 prill 2025, shenjë për shenjë
- 23:10 | Juventus sheh drejt Champions, mund Leccen në shtëpi
- 23:06 | La Greqinë për Shqipërinë, rrëfimi i këngëtarit grek Sany Dimitri: Miqësia me Rozana Radin dhe jeta në Tiranë
- 23:01 | UEFA zyrtarizon fushën ku do zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë
- 22:39 | Vrasja e Suelës me porosi të të shoqit që kishte shef, Gjykata Kushtetuese jep vendim për kërkesat e të akuzuarit
- 22:35 | 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – nga Paolo Fox për 13 prill 2025
Rama shpall pasardhësen e tij: Kryeministre do të jetë një grua socialiste!
- Branko: Këto janë 3 shenjat më me fat, por edhe 3 që duhet të bëjnë sytë katër këtë 12 prill
- Horoskopi i Paolo Fox për ditën e sotme, e shtunë 12 prill 2025
- Vrasja e Suelës me porosi të të shoqit që kishte shef, Gjykata Kushtetuese jep vendim për kërkesat e të akuzuarit
- Paolo Fox: Ja 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të tregojnë kujdes për sot 12 prill
- Tronditje në Greqi: Shqiptarja 19-vjeçare pranon se falsifikoi mesazhet që çuan në vrasjen e dajës së saj – i ati vrau kunatin duke besuar se kishte abuzuar me vajzën që në moshën 9-vjeçare
- Atilla fejohet me Rovena Stefën? Dalin pamjet madhështore nga fejesa – Drenushës s’do t’i vi mirë hiç
- Tronditje në Greqi – Vrasja e shqiptarit Erjon Pelivani merr kthesë të fortë: Vajza 19-vjeçare pranon falsifikimin e mesazheve, por këmbëngul për përdhunim
- Skandal në Big Brother Vip 4 Albania: Jozi godet dhe hedh në tokë Gjestin
- Horoskopi i Brankos për sot, e shtunë, 12 prill 2025. Fjala kyçe për të gjitha shenjat
-
Pasi Jozi e hodhi përtokë me shpullë Gjesti nis të bëhet hero, Loredana: Ai e fiton Bigun!
-
VIDEO/ Me pranga në duar, momenti i shoqërimit te Jozit nga policia pasi goditi Gjestin
-
Skandal në Big Brother Vip 4 Albania: Jozi godet dhe hedh në tokë Gjestin
-
La Greqinë për Shqipërinë, rrëfimi i këngëtarit grek Sany Dimitri: Miqësia me Rozana Radin dhe jeta në Tiranë
-
Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4: Nuk kam ndërmend…
-
Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4
-
Mick Jagger vendos të fejohet me partneren e tij 44 vite më të vogël
-
“Nuk t’i ha më njeri këto…”/Egli diskuton me Gjestin për raportin e tyre: Ka mbaruar filmi yt!
-
“Ke rënë kokë e këmbë brenda në dashuri”, Çun Lajçi i dërgon mesazh Gjestit
-
Pas takimit me Eglin në “Big Brother”, vjen reagimi i Olsit
-
Ilnisa për Laertin: Mendoj se është sapioseksual, në finale shikoj…
-
Çfarë shkroi për Jozin? Valbona ka dy fjalë edhe për një nga banoret: Viktimizimi i saj është shumë i shëmtuar!
-
A e vendosi veten? Ja dy finalistët e tjerë sipas Gerta Gixharit
-
Blero ‘kërcënon publikun: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
-
Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!
-
Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?

TIRANA- Rreth një vit e gjysmë ka zgjatur për Loina Priftin emërimi në krye të kompanisë shtetërore të prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit.
Lapsi.al mëson se “super drejtoresha” me pagë 15 mijë euro në muaj është shkarkuar nga detyra prej ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Bashkë me të janë larguar edhe vartës të saj, të cilët dyshohen për abuzim në menaxhimin e kompanisë shtetërore.
Pak javë më parë Ministria e Brendshme kishte dërguar një grup auditimi në “IdentiTek” dhe siç mëson Lapsi.al nga burime të sigurta, janë konstatuar një sërë shkeljesh në menaxhimin e fondeve dhe praktikave ligjore të ruajtjes së të dhënave sensitive. Për këtë të fundit madje janë njoftuar edhe institucione të tjera në vend.
Loina Prifti ishte deri para një viti një e re anonime në Gjermani, ku siç u tha punonte në fushën e Inteligjencës Artificiale. Ajo u soll prej andej nga ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe u katapultua pa zhurmë në krye të kompanisë shtetërore që pasoi koncensionin e “Aleat” për prodhimin e pasaportave dhe kartave të identitetit.
Madje për të nuk pati as edhe një ceremoni prezantimi asokohe kur nisi transferimi i kompanisë nga koncensionari te shteti shqiptar. Dhe siç ndodh rëndomë me katapultime të tilla prej Rilindjes, makutëria i shtyn shpesh drejtuesit në abuzim me detyrën.
Pak muaj pas emërimit, Loina Prifti nisi një spastrim të gjerë në kompaninë që drejtonte, duke larguar shumë profesionistë që punonin aty prej 15 vitesh. E po kështu krijoi një klimë të lartë mosbesimi e presioni ndaj punonjësve e furnitorëve. Burimi i Lapsi.al tregon se në disa raste, Loina Prifti ka lejuar futjen e personave të paautorizuar në ambiente rreptësisht të ndaluara të kompanisë duke shkelur ligjin.
E po kështu njerëzit e rinj që ajo solli në kompani ishin përmes konkurseve fiktive dhe emërimeve nepotike kryesisht të lidhur me klane të ndryshme në Durrës, qytet prej nga vinte Prifti. Drejtoresha e IT, Sara Zalla është ndërkohë nusja e kushëririt të parë të Loina Priftit. Eda Harizaj, drejtoresha e Burimeve Njerëzore është gjithashtu një lidhje e afërt e saj. Vetë Harizaj ka punësuar në një pozicion të rëndësishëm në “IdentiTek” një kushëri të parë. Si këto ka plot emërime të tjera nepotike në postet kyçe të kompanisë sikundër është edhe Drejtori i Operacioneve.
Veç kësaj Loina Prifti shpërbleu veten me një rrogë prej 15 mijë euro në muaj, si dhe është denoncuar shpesh për tendera të dyshimtë, mes tyre edhe ai me vlerë 1 milion euro për shërbimin e internetit.
Megjithatë raporti i plotë i grupit të auditimit të Ministrisë së Brendshme pritet të hedhë më shumë dritë mbi abuzimet e Loina Priftit dhe vartësve të saj në kompaninë “IdentiTek”. Me rëndësi themelore është të mësohet nëse ka cënim të të dhënave sensitive e biometrike që ruan kjo kompani apo jo? Kujtojmë që muaj më parë plasi edhe skandali i ndërhyrjes në të dhënat e sistemit TIMS, skandal që po hetohet nga Prokuroria e Tiranës.
Nuk dihet gjithashtu nëse për këtë rast ka apo jo një hetim nga institucionet e drejtësisë në vend. Çudi s’do të ishte që abuzimet të fashiten apo mbyllen vetëm me shkarkimin e saj, ashtu siç kemi parë shpesh me zyrtarë të tjerë të qeverisë “Rama”./ Marrë nga LAPSI.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
