Transmetuar më 31-07-2024, 10:33

Ndryshimet në qeveri që u prezantuan të dielën nga kryeministri Edi Rama, kanë pasuar me lëvizje dhe në disa drejtori të rëndësishme.

Kështu vendin e lënë bosh nga Ervin Hoxha, që mbante postin e drejtorit të IKMT-së, dhe tashmë do të jetë ministër i brendshëm, do ta zëvendësojë Dallëndyshe Bici.

Kjo drejtori e rëndësishme i është besuar Bicit, e cila rikthehet në këtë institucion që e ka drejtuar prej disa vitesh, ndërkohë që për rreth 15 muaj ishte në krye të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit