Tiranë, 15 Maj 2024 /noa.al- Një vajzë e mitur është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasi u pikcua nga gjarpëri në shkollë.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, raporton noa.al.
Policia e Tiranës tha se një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër.
E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, tha policia zyrtarisht, një
Grupi hetimor thotë se ekipet e saj po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Noa.al kërkoi informacion mbi ngjarjen dhe gjendjen e vajzës, nga shkolla private ku ndodhi incidenti por deri në publikimin e këtij lajmi nuk mori përgjigje.
/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd